By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizoi Akademi solemne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizoi Akademi solemne
Maqedoni

Universiteti i Tetovës me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizoi Akademi solemne

admin
Last updated: 08/03/2024 15:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 8 mars – Me rastin 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Universiteti i Tetovës sot në amfiteatrin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” organizoi Akademi solemne. Në këtë ceremoni ku morën pjesë kryesisht punonjëset e Universitetit nga stafi akademik, administrativ, bashkëpunëtorët si dhe drejtuesit e Universitetit, u vlerësua kontributi i gjithanshëm dhe i vazhdueshëm i gruas në të gjitha fushat e jetës.

Në këtë Akademi solemne, siç theksohet në kumtesë,  fjalë rasti mbajti Prorektorja për Financa Prof. Dr. Aida Baftjari-Yzeiri. Ajo deklaroi se ideja për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas lindi për herë të parë në fillim të shekullit XX, në periudhën e industrializimit të shpejtë dhe të ekspansionit ekonomik kur për shkak të kushteve të rënda të punës, shpesh organizoheshin protesta. “Më 8 mars të vitit 1857, femrat e punësuara në industrinë e veshjeve dhe të tekstilit demonstruan publikisht në Nju-Jork. Punëtoret e tekstilit protestonin për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta. Demonstratat i shpërndau policia. Dy muaj më vonë, po këto femra themeluan edhe sindikatën. Më 8 mars, protesta organizoheshin edhe në vitet vijuese. Më e njohur prej tyre është protesta e vitit 1908, kur 15.000 femra marshuan në Nju-Jork duke kërkuar orar pune më të shkurtër, paga më të mira dhe të drejtë vote” – u shpreh Prof. Dr. Aida Baftjari-Yzeiri.

Në vijim të fjalës së saj ajo solli në vëmendje se raporti i femrës bashkëkohore me familjen, me shoqërinë, me organet e pushtetit dhe institucionet tjera qeveritare dhe joqeveritare nuk është thjesht një çështje dëshirash, por është çështje elementare e lirisë dhe të drejtave individuale dhe kolektive, çështje thelbësore e emancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.

Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot e festojnë shumë organizata në mbarë botën. Disa prej tyre kërkojnë që kjo ditë të jetë festë shtetërore në të gjitha vendet, theksohet në kumtesën e UT-së.

You Might Also Like

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni

Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite

Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa

Qeveria ndan 13,8 miliardë denarë për projektet komunale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çuçi-Bardhi, negociata për krizën, diskutohen komisionet hetimore dhe bashkëkryesimi i reformës zgjedhore
Next Article Fundjava e 8 marsit mbushi Ohrin me mysafirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?