By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës pjesëmarrës në Konferencën “Roli i arsimit të lartë në ndërtimin e paqes” që u mbajt në Insbruk të Austrisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës pjesëmarrës në Konferencën “Roli i arsimit të lartë në ndërtimin e paqes” që u mbajt në Insbruk të Austrisë
Maqedoni

Universiteti i Tetovës pjesëmarrës në Konferencën “Roli i arsimit të lartë në ndërtimin e paqes” që u mbajt në Insbruk të Austrisë

admin
Last updated: 21/02/2025 16:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Universiteti i Tetovës mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Roli i arsimit të lartë në ndërtimin e paqes”, të organizuar në Insbruk të Austrisë nga rrjeti i njohur i Universiteteve Evropiane Aurora, pjesë e të cilit është edhe Universiteti i Tetovës.

Ky eveniment ofroi mundësi të shkëlqyera për bashkëpunim ndërkombëtar dhe diskutim mbi rëndësinë e arsimit të lartë për promovimin e paqes dhe stabilitetit global.

Përfaqësues të Universitetit të Tetovës, përkatësisht Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi, Prof. Dr. Agon Memeti nga Zyra për Shkencë dhe Inovacion dhe udhëheqësi i Zyrës për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte, Mr. Sc. Artan Osmani, morën pjesë në këtë ngjarje që u mbajt më 17 dhe 18 shkurt. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë eksperienca dhe për të zhvilluar ide dhe projekte të reja për promovimin e paqes përmes arsimit.

Në këtë kontekst, drejtoresha e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, Mr. Sc. Donika Kamberi, prezentoi punimin e saj me titull “Aleatë në distancë: Roli i institucioneve të arsimit të lartë në ndërtimin e paqes në Ukrainë”.

Donika Kamberi, duke u fokusuar në situatën aktuale në Ukrainë, theksoi rolin e veçantë që ka pasur Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në mbështetje të procesit të edukimit për paqe dhe ripërtëritjes së shoqërisë pas konfliktit. Ajo përmendi gjithashtu angazhimin e universitetit dhe qendrës si avokuesit më me zë për këtë temë.

Kjo pjesëmarrje e Universitetit të Tetovës në Konferencën e Aurora-s është një dëshmi e angazhimit të tij të vazhdueshëm për zhvillimin e arsimit të lartë dhe përkrahjen e iniciativave për paqen globale, veçanërisht për sa i përket përpjekjeve ndërkombëtare që lidhen me Ukrainën dhe proceset e paqes në rajon.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pesë kandidatë për drejtor të Filarmonisë, do të zgjedhet ai i cili i plotëson të gjitha kushtet, siguron Ljutkovi
Next Article Gonxhja pret zv.kryeministrin slloven, diskutojnë për njohjen e pensioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?