By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës
Maqedoni

Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës

admin
Last updated: 05/11/2026 01:44
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor, argument.mk/ – Universiteti i Tetovës ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arkitekturës, përmes një marrëveshjeje të re bashkëpunimi me Universitetin “Sapienza” të Romës.

Marrëveshja është nënshkruar më 27 tetor 2026 ndërmjet Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, përkatësisht Departamentit të Arkitekturës të Universitetit të Tetovës, dhe Departamentit të Arkitekturës dhe Projektimit të Universitetit “Sapienza” të Romës.

Marrëveshja, e cila ka kohëzgjatje pesëvjeçare, krijon një kuadër për bashkëpunim në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Në kuadër të këtij partneriteti parashikohen mundësi për shkëmbimin e stafit akademik, pjesëmarrjen në programe kërkimore dhe realizimin e publikimeve të përbashkëta.

Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve universitare përfshin gjithashtu organizimin e konferencave, seminareve, studiove të përbashkëta të projektimit arkitekturor, shkollave verore dhe punëtorive praktike.

Nga Universiteti i Tetovës vlerësohet se ky partneritet përforcon orientimin e institucionit drejt ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve kërkimore, ndërsa njëkohësisht synon të pasurojë përvojën arsimore dhe profesionale të studentëve.

Marrëveshja krijon gjithashtu mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të ekspertizës dhe kontributit të stafit akademik të Universitetit të Tetovës, përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë dhe përfshirjes në projekte të përbashkëta.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas lirimit të Boki 13, reagon Agim Islami: “Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe të pafajshmit”
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?