By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas lirimit të Boki 13, reagon Agim Islami: “Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe të pafajshmit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas lirimit të Boki 13, reagon Agim Islami: “Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe të pafajshmit”
Maqedoni

Pas lirimit të Boki 13, reagon Agim Islami: “Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe të pafajshmit”

admin
Last updated: 05/11/2026 01:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 04 nëntor, argument.mk/ – Pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu të Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki 13, ka reaguar Agim Islami, i dënuar në rastin “Alfa”, i cili prej vitesh ndodhet në burg.

Në reagimin e tij, Islami ka shprehur kritika të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë, duke e lidhur lirimin e Boki 13 me rastin e tij dhe duke pretenduar se ai po mbahet në burg pavarësisht rezultateve të një superekspertize, për të cilën thotë se ka dëshmuar pafajësinë e tij.

“Gjykata me 2% besueshmëri, e ruan me fanatizëm këtë rejting!”, shkruan Islami në reagimin e tij.

Duke iu referuar rastit të Jovanovskit, Islami pretendon se ai fillimisht ishte dënuar me 18 vjet burg, më pas dënimi i ishte ulur në pesë vjet dhe se në fund nuk kishte qëndruar as një vit në burg.

“E sot u shpall i pafajshëm, është i lirë në shtëpi me milionat që i ka zhvatur nga politikanë (pare të popullit) dhe biznesmenë!”, shprehet Islami.

Ai ka kritikuar mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke pretenduar se trajtimi i qytetarëve ndryshon në varësi të mundësive financiare dhe ndikimit politik.

“Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe për të pafajshmit, për ata që s’kanë pare dhe fuqi politike!”, shkruan më tej Islami.

Në reagimin e tij, ai shton se personat me para dhe ndikim politik mund të fitojnë lirinë edhe kur, sipas tij, kanë kryer vepra të rënda, ndërsa ata pa këto mundësi mbeten në burg.

“Ky është shteti ynë, Turp!”, përfundon Islami.

Në fund të reagimit, ai ka përmendur edhe kohëzgjatjen e çështjes së tij, duke shkruar: “2008–2026/27.. Liri për Rastin Alfa. 18 vite padrejtësi.”

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave
Next Article Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?