By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “USAID mund të ristrukturohet, por nuk do të zhduket”/ Ish-ministri Arben Malaj: Masat me urdhra administrative nuk e bëjnë SHBA më të fortë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “USAID mund të ristrukturohet, por nuk do të zhduket”/ Ish-ministri Arben Malaj: Masat me urdhra administrative nuk e bëjnë SHBA më të fortë
Shqipëri

“USAID mund të ristrukturohet, por nuk do të zhduket”/ Ish-ministri Arben Malaj: Masat me urdhra administrative nuk e bëjnë SHBA më të fortë

admin
Last updated: 04/02/2025 22:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar vendimin e fundit të Donald Trump për të mbyllur USAID. Sipas tij, ky funksion i diplomacisë amerikane mund të ristrukturohet, por nuk do të zhduket.

Malaj deklaroi se konsiderohet si shqetësim vrulli me të cilën ka nisur Donald Trump, ndërsa u shpreh se masat me urdhra administrative nuk e bëjnë më të fortë SHBA.

Ish ministri tha se SHBA nuk është vendi kryesor që jep ndihma ndërkombëtare, por janë vendet nortike më bujaret.

“SHBA kanë shumë institucione me të cilat realizojnë diplomacinë ekonomike. Po të shikojmë të gjitha vendet kanë një strukturë të tillë të ndihmës ndërkombëtare. Në flasim për ndihmën që jep Zvicra, Gjermania, Italia etj. Shqetësimi i ngritur është nëse krijohet një boshllëk.

SHBA nuk janë vendi kryesor në ndihmën ndërkombëtare, ata harxhojnë në raport me GDP vetëm 0.2 dollarë, pra 2 dollarë në 1 mijë. Vendet me bujare janë vendet nordike, që kanë deri në 1% të GDP, që e shpërndajnë për qëllime të caktuara.

E dyta që është shqetësim është vrulli me të cilën e ka filluar presidenti Trump, masat që po merr me urdhra administrativ nuk do ta bëjnë më të fortë Amerikën, do ta bëjnë më të dobët.

Unë jam i bindur që në thelb ky funksion i diplomacisë amerikane nuk do të zhduket, do të ristrukturohet, ka elementë që duhen përmirësuar për eficencën”, tha Malaj në emisionin Open në News24.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Trump mbaron mandatin 4-vjeçar dhe largohet”, Tare: Elon Musk personazh me influencë të madhe në politikën dhe ekonominë amerikane
Next Article PD-PS bëhen bashkë në Uashington, Gjylameti, Bardhi e Gjiknuri takim me zv.ndihmës sekretarin amerikan të shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?