By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushtria gjermane dhe Ministria e Mbrojtjes braktisin X, zgjedhin WhatsApp
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ushtria gjermane dhe Ministria e Mbrojtjes braktisin X, zgjedhin WhatsApp
Bota

Ushtria gjermane dhe Ministria e Mbrojtjes braktisin X, zgjedhin WhatsApp

admin
Last updated: 19/01/2025 13:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë do të pezullojë llogaritë e përdoruesve në rrjetin social X, i cili është kritikuar që kur u mor nga miliarderi Elon Musk.

Ministria njoftoi se nuk do të publikojë në mënyrë aktive në atë platformë deri në një njoftim tjetër, përveç në “raste të jashtëzakonshme” siç janë reagimet ndaj fushatave dezinformuese.

“Arsyeja kryesore e këtij vendimi është se shkëmbimi objektiv i argumenteve është bërë gjithnjë e më i vështirë”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim vjen pasi Elon Musk priti në X një nga lideret e Alternativës për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, Alice Weidel, duke thënë se partia e saj është “e vetmja që mund ta shpëtojë Gjermaninë” dhe u bëri thirrje gjermanëve që të votojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në të ardhmen, Ministria e Mbrojtjes do të përdorë kanalin WhatsApp për të publikuar informacione rreth ngjarjeve përkatëse dhe vendimeve ministrore.

Ministria mbetet e pranishme në rrjete të tjera si Instagram dhe YouTube, përveç faqes së saj zyrtare, raporton reuters.

Përfaqësuesit evropianë së fundmi i bënë thirrje Komisionit Evropian të hetojë dukshmërinë e postimeve në X, ish-Twitter, dhe nëse Musk favorizon postimet e tij, gjë që do të ishte një shkelje e ligjit të Bashkimit Evropian.

Miliarderi është afruar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kritikët e X pretendojnë se pas blerjes së tij, rrjeti u mbush me dezinformata dhe lajme të rreme.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti nga Struga: VLEN po rregullon statusin e qindra të punësuarve të manipuluar për vota ndër vite nga BDI
Next Article Çellsi kërkon yllin argjentinas, nis bisedimet me Mançester Junajtid

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?