Tel Aviv, 07 tetor, argument.mk/ – Ushtria izraelite ka goditur rreth 100 mijë objektiva ushtarake në rajon gjatë tre viteve që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, raportoi sot radioja izraelite të mërkurën, duke iu referuar të dhënave të ushtrisë.
Sipas raportit, nga këto sulme 65 mijë janë kryer në Rripin e Gazës; 28 mijë në Liban dhe Siri dhe 4 500 në Iran.
Ushtria izraelite tha gjithashtu se gjatë tre viteve të fundit 970 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën gjatë shërbimit ushtarak.
Në sulmin e 7 tetorit 2023, rreth 1 200 njerëz u vranë dhe 251 persona u morën peng dhe u dërguan në Rripin e Gazës.
Sipas shifrave të Izraelit, gjatë sulmit në territorin izraelit hynë rreth 6 000 luftëtarë të Hamasit dhe të grupeve të tjera ekstremiste.
Sipas autoritetit shëndetësor në Gaza, i cili kontrollohet nga Hamasi, më shumë se 74 000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë luftës që pasoi.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha dje se nga rreth 6 000 luftëtarët që, sipas Izraelit, morën pjesë në sulmin e 7 tetorit, rreth 4 000 janë vrarë deri tani.
Katz tha gjithashtu se ushtria izraelite është urdhëruar të vazhdojë të ndjekë dhe të vrasë edhe rreth 2 000 luftëtarët e mbetur.

