By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UT hapi dyert për maturantët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > UT hapi dyert për maturantët
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

UT hapi dyert për maturantët

admin
Last updated: 26/04/2024 13:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 26 prill – Universiteti i Tetovës përmes ditës së hapur dhe panairit të karrierës ka pritur maturantët e shkollave të mesme në rektoratin e Tetovës. Këto aktivitete mbahen për të tërhequr sa më shumë maturantë që të regjistrohen në vitin e ri akademik 2024/25 në Universitetin e Tetovës. Deri më tash stafi akademik i Universitetin e Tetovës ka prezantuar ofertën akademike nëpër shkollat e mesme të vendit. Prorektori për arsim Ibrahim Neziri tha se sot organizohet “Dita e Hapur” me një agjendë shumë të pasur nga 13 fakultetet dhe 98 programe studimore të cilët kanë përgatitur prezantime për natyrën e programeve, kompetencat që do t`I fitojnë pas përfundimit të studimeve me qëllim që të përforcohet komunikimi me maturantët dhe ata ta kenë më lehtë për të marrë vendime për të vendosur për të ardhmen e tyre. “Këtë vit akademik në Universitetin e Tetovës listës së programeve studimore i shtohen edhe katër programe të reja, Mjekësia Veterinare në fakultetin e Bujqësisë, Kozmetikë dhe estetikë në shkencat e mjekësisë, biologji dhe kimi i përshtatur kuadro për shkollat fillore që është në kuadër të fakultetit të shkencave mjekësore dhe informatike afariste që është në kuadër të fakultetit të administrimit të Biznesit”, deklaroi prorektori për arsim, Ibrahim Neziri.

Në ndërkohë, në kuadër të ditës së hapur është mbajtur edhe Panairi i Karrierës, ku shumë kompani prezantojnë ofertat e tyre për vende të punës. Nga Universiteti i Tetovës thonë se gjithnjë janë duke bërë përpjekje që të ofrojnë programe studimore që në të ardhmen do të mund të jenë konkurues në tregun e punës.

“Kjo platformë paraqet edhe urën lidhëse mes studentëve, stafit akademik dhe komunitetit të biznesit. Tradicionalisht çdo vit Universiteti i Tetovës hap dyert për një numër të konsiderueshëm të kompanive, kryesisht të vendit, ku përfshihen ato me kapacitete prodhuese, kompani ushqimore, librari, farmaci e kështu me radhë, të cilët kanë interes që të inkuadrojnë kuadrin tonë në rradhët e tyre. Kjo është një mundësi e mirë për absolventët që të njihen edhe me ofertën e tregun e punës në të ardhmen ku do të veprojnë”, tha prorektori për shkencë Agon Memedi.

Sipas autoriteteve të Universitetit të Tetovës, programet janë duke u përditësuar në bazë të tregut të punës. Universiteti i Tetovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit 4700 vende të lira për pranim të studentëve të rinj. Në aktivitetet të cilët u mbajtën në Universitetin e Tetovës kishte shumë maturantë nga qytetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut të cilët janë njohur për së afërmi me ofertën akademike të secilit program studimor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Next Article Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?