By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vance: Reduktimi i pasurimit të uraniumit, kusht për marrëveshjen me Iranin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vance: Reduktimi i pasurimit të uraniumit, kusht për marrëveshjen me Iranin
Bota

Vance: Reduktimi i pasurimit të uraniumit, kusht për marrëveshjen me Iranin

admin
Last updated: 07/10/2026 16:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 07 tetor, argument.mk/ – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha se Irani duhet të bëjë një reduktim “kuptimplotë” të kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, nëse dëshiron të arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës mes SHBA-së dhe Iranit.

Në një intervistë për “Reuters”, Vance tha se Uashingtoni kërkon nga Teherani veprime konkrete dhe jo vetëm premtime për të kufizuar programin e tij bërthamor.

Sipas tij, qëllimi kryesor i SHBA-së është të sigurojë që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe të pengojë përhapjen e mëtejshme të armëve bërthamore në rajon.

Vance u ndal veçanërisht te pasurimi i uraniumit në nivelin 60%.

Ai argumentoi se një nivel i tillë pasurimi, nuk është i nevojshëm për prodhimin e zakonshëm të energjisë dhe se Irani duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të treguar se nuk synon të prodhojë armë bërthamore.

Uraniumi i pasuruar në 60% është nën nivelin e rreth 90% që konsiderohet i përshtatshëm për përdorim në armë bërthamore, por është shumë më i lartë se nivelet që zakonisht nevojiten për prodhimin e energjisë elektrike në centrale bërthamore.

Sipas Vance, SHBA-ja dhe Irani janë të përfshirë në kontakte për mundësinë e një marrëveshjeje, por procesi është i ndërlikuar.

Ai tha se presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të drejtojë politikën amerikane dhe se Vance dhe zyrtarë të tjerë po punojnë për zbatimin e udhëzimeve të tij.

Deklaratat e Vance shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në formulimin e kërkesave amerikane.

Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, kanë kërkuar më herët që Irani të mos kryejë fare pasurim të uraniumit.

Vance, ndërkohë, foli për një reduktim “kuptimplotë” të kapacitetit të pasurimit, pa kërkuar në këtë intervistë heqjen e plotë të çdo kapaciteti për pasurim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka përsëritur ndërkohë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

Çështja e programit bërthamor dhe e pasurimit të uraniumit, mbetet një nga pikat kryesore të diskutimeve për përfundimin e konfliktit.

Sipas raportimeve të fundit, lufta SHBA-Iran ka hyrë në muajin e tetë dhe ka shkaktuar pasoja të mëdha në rajon, përfshirë tensione në transportin detar dhe në tregjet ndërkombëtare të karburanteve.

Megjithatë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.

Çështja e pasurimit të uraniumit, mënyra e verifikimit të angazhimeve të Iranit dhe kërkesat e tjera të të dyja palëve mbeten pjesë e negociatave.

You Might Also Like

‘Sigurisht që do ta shqyrtojmë’: Trump thotë se do të shqyrtojë bazën e përhershme ushtarake amerikane në Lituani

Kanadaja pezullon eutanazinë për personat me sëmundje mendore

Gjermani, rritet numri i atyre që refuzojnë shërbimin ushtarak, ja arsyet

Zvicra drejt referendumit për lehtësimin e eksportit të armëve

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë
Next Article Velkovski: E premtja ditë pushimi propozim për javë pune 36-orëshe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?