By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendimet e Këshillit të Ministrave: Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vendimet e Këshillit të Ministrave: Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja
Shqipëri

Vendimet e Këshillit të Ministrave: Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja

admin
Last updated: 27/02/2026 18:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në 27 shkurt disa vendime të rëndësishme. Kështu, janë miratuar shtesat në pagë për punonjësit në shkollat dhe universitetet e vendit. Gjithashtu, u miratuan dhe shtesat mbi pagat e ushtarakëve në Republikën e Shqipërisë. Shtesat në pagë për këto dy kategori kanë efekt nga fillimi i këtij viti, 2026.

Gjithashtu, Skerdi Tushi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Është liruar kësisoj nga detyra Insidor Rexhepi, që mbante postin e drejtorit në këtë institucion.

“Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për disa ndryshime:

– Në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, të “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

– Në vendimin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

– Në vendimin nr.4, datë 9.1.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit”.

-Vendim për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar.

-Vendim për miratimin e rregullave për organizimin, të kritereve, të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë në Programin e Talenteve Rinore.

-Vendim për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojërat e fatit, sipas kategorisë së licencuar, si dhe rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personave për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit.

Njëherësh u miratua:

– Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

– Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.

You Might Also Like

Xhixho: “The Albanian Files” dëshmon se ligjet janë ndryshuar me porosi

Lamallari: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin

Vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Veliajt është joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë

Pirdeni: Ligji i ri sjell sistem të ri rekrutimi dhe kontrolli të performancës në administratë

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbahet panairi i arsimit dhe karrierës 2026
Next Article Ermal Hasimja rendit 11 arsye: Rama nuk është aq i fortë sa duket. 83 mandatet janë iluzion
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?