By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Proda takim me zv/presidentin e policisë çeke: Bashkëpunimi, mbi baza besimi dhe profesionalizmi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Proda takim me zv/presidentin e policisë çeke: Bashkëpunimi, mbi baza besimi dhe profesionalizmi
Shqipëri

Proda takim me zv/presidentin e policisë çeke: Bashkëpunimi, mbi baza besimi dhe profesionalizmi

admin
Last updated: 17/01/2025 10:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, gjatë vizitës zyrtare në Pragë, pas takimit të zhvilluar mes dy ministrave të brendshëm, kanë zhvilluar një takim pune me zëvendëspresidentin e policisë çeke gjeneralmajor Tomas Kubik, pasi Presidenti i Policisë, për shkak të një axhende emergjente, nuk ishte në Pragë.

Proda dhe gjeneral Kubik ndanë vlerësime të njëjta për bashkëpunimin dhe u dakordësuan që ky bashkëpunim të thellohet akoma më shumë, jo vetëm në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, mbështetjes logjistike për Policinë Rrugore apo për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror, por dhe në fusha të tjera.

Kubik përgëzoi Prodën për “angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e arrira në luftën kundër krimit”.

“Policia çeke ofrohet për të qenë mbështetëse dhe mentore e Policisë shqiptare, për hartimin dhe prezantimin e projekteve të ndryshme, të cilat ndihmojnë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Bashkëpunim i shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë çeke, është i ndërtuar mbi baza besimi dhe profesionalizmi, pa barriera komunikimi dhe bashkëveprimi”, tha Proda.

“Bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy policive kriminale dhe atë në fushën e sigurisë, t’i shtrijmë në të gjitha fushat e tjera, në interes të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe të rritjes së parametrave të sigurisë, pasi si në Çeki dhe në Shqipëri ka prani të shtuar të qytetarëve të të dy vendeve, si vizitorë, turistë, por dhe për qëllime biznesi. Me këtë lëvizje të shtuar, pa diskutim që lëviz dhe elementi kriminal”, tha Kubik.

Nallbati dhe Kubik siguruan Prodën se dy policitë kriminale do të bashkëveprojnë në koordinim dhe me agjencitë ligjzbatuese Interpol, Europol dhe të tjera, për të hetuar dhe goditur krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, terrorizmin dhe emigrimin e paligjshëm”.

Proda theksoi se Policia e Shtetit e ka të qartë rrugën e saj, rrugë e cila ka vetëm një drejtim, bashkëpunimin e ngushtë, profesional, të barabartë dhe të bazuar në besueshmëri, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin që  është global dhe që kërkon patjetër bashkim forcash, vlerash dhe idesh.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “FloodNorthAlb”, strukturat e Mbrojtjes Civile të Ballkanit dhe Evropës stërvitje të përbashkët në Shkodër
Next Article Vendoset gur themeli i shkollës në lagjen “Prishtina e Re”, Nagavci: Do të ketë kushte të mira për nxënësit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?