By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus
Kosovë

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

admin
Last updated: 27/07/2026 16:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, ka deklaruar se Mali i Zi po afrohet me shpejtësi drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ndikimi i Beogradit dhe i Moskës në rajon po përballet me vështirësi.

Në një intervistë për mediumin malazez Pobjeda, Videnoviq tha se qarqet politike, mediatike dhe kriminale në Serbi mund të tentojnë të pengojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, por sipas tij, ritmi i integrimit në BE po krijon një energji të re në shoqërinë malazeze.

Duke folur për kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, profesori serb tha se ai mund ta ketë kuptuar se Beogradi nuk ka më shumë për të ofruar në planin politik dhe se rruga drejt BE-së është alternativa më e favorshme.

Videnoviq kritikoi ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar konceptin e “botës serbe” si një “iluzion të copëtuar”.

Ai tha se Mali i Zi, përmes vendimeve të institucioneve të tij, po tregon rezistencë ndaj ndikimeve politike të Beogradit.

“Serbia po përballet gjithashtu me një rritje të represionit të brendshëm dhe me dobësim të mbështetjes për qeverinë aktuale”.

Më tej shtoi se politika e Beogradit ndaj Bashkimit Evropian është kontradiktore, duke e akuzuar qeverinë serbe për zhvillimin e një fushate anti-evropiane, pavarësisht deklaratave pro-BE.

Profesori i Universitetit të Beogradit foli edhe për mundësinë e ndryshimit të pushtetit në Serbi. Ai tha se forcat opozitare ende nuk kanë një plan të qartë për politikën e jashtme të vendit pas një ndryshimi të mundshëm të regjimit.

Videnoviq theksoi se, për të pasur një ndryshim të vërtetë politik në Serbi, forcat antiqeveritare duhet të arrijnë një konsensus minimal për orientimin e politikës së jashtme.

Sipas tij, dy prioritete duhet të jenë thelbësore: përshpejtimi i rrugës së Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe largimi i ndikimit rus nga vendi.

Ai argumentoi se pa këto dy ndryshime themelore, një ndërrim i pushtetit në Beograd nuk do të përbënte domosdoshmërisht një ndryshim të vërtetë të kursit politik të Serbisë.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fifi ua lë në dorë fansave publikimin e këngës së re “Melek”
Next Article Inspektorati do të verifikojë nëse struktura metalike e vendosur në “Makedonium” është ligjore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?