By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor
Maqedoni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

admin
Last updated: 21/02/2025 11:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Derisa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit, tashmë kanë nisur edhe deklaratat lidhur me formimin e qeverisë, rrjedhimisht koalicioneve qeverisëse që mund të jenë.

Një ditë më parë, një deklaratë e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj lidhur me mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, ka ngjallur reagime të shumta.

Limaj mbrëmë ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se kush i bën ftesë për t’u ulur në tavolinë, ai do t’i përgjigjej “për të mirën e vendit”.

“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”,  ka thënë ai në një intervistë në “Debat Plus”.

Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.

Kryetari i Nismës, subjekti i të cilit deri tani ka fituar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me AAK-në janë parti të ndara.

“Uroj të gjithë partitë për rezultatet. Populli kështu ka votuar. Askush nuk është i kënaqur me rezultatin. As ne si koalicion nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por populli ka votuar mençur. Qytetari me këtë rezultat ka ruajtur demokracinë dhe nuk ka lejuar të shembet demokracia”, është shprehur ai.

E pas deklaratave të tilla, sot ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën.

Haradinaj sot në një postim në Facebook ka shkruar “E keqja ka emër, Albin Kurti”.

Kjo deklaratë aludohet se ka të bëjë me deklaratat e mbrëmshme të Limajt.

Debati i tillë për koalicionet e mundshme qeveritare ka ngjallur sot reagimin edhe të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sallhu shkruan se Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike.

“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parapolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikëri koalicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK.

Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike.

Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, shkruan Sallahu. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushtarët turq të ​KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës
Next Article Mexhiti: Shqiptarët s’janë përqindje po realitet, 20%-shi duhet të zëvendësohet!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?