By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI 20 vite në pushtet e harroi kulturën shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI 20 vite në pushtet e harroi kulturën shqiptare
Maqedoni

VLEN: BDI 20 vite në pushtet e harroi kulturën shqiptare

admin
Last updated: 14/07/2025 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Në vend që të kërkojë falje për mungesën e përfaqësimit të kulturës shqiptare në institucionet shtetërore përgjatë dy dekadave qeverisje, BDI po përpiqet që sot të hedhë fajin diku tjetër, duke keqpërdorur politikisht edicionin e sivjetshëm të “Verës së Ohrit”.
Por qytetarët nuk harrojnë. Shumë festivale për 20 vjet janë zhvilluar nën drejtimin e atyre që sot bëjnë sikur e zbuluan diskriminimin, ndërsa vetë kanë ndërtuar dhe mirëmbajtur një sistem ku kultura shqiptare ishte e përjashtuar, e heshtur dhe e margjinalizuar.

Ku ishte BDI për 20 vite kur: Filharmonia mbeti me 4% përfaqësim shqiptar në nivelet vendimmarrëse? Opera dhe Baleti me 1 %? Agjencia e Filmit u kthye në klub të mbyllur ku artistët shqiptarë nuk patën qasje? Festivalet, teatrot, muzeumet dhe institucionet e trashëgimisë kulturore u bënë pronë e klaneve dhe jo e shoqërisë?

Në vend të përgjigjes për këto dështime, eksponentë të BDI-së flasin sot për përjashtim, ndërsa nuk thonë asnjë fjalë për skandalet korruptive që rëndojnë mbi ta.

Sot, kur VLEN është pjesë e pushtetit, nuk ikim nga përgjegjësia për të ndrequr këtë gjendje. Po e bëjmë me hapa konkretë, me reforma të thella dhe me qasje të barabartë për të gjitha komunitetet, jo me folklor partiak.

Ne nuk jemi këtu për të bërë zhurmë me fjalë boshe, por për të sjellë ndryshime reale. Po përgatisim një strategji të re për përfaqësimin kulturor. Po hapim dyert për artistët shqiptarë në çdo institucion kombëtar. Dhe do të sigurojmë që kultura shqiptare të mos jetë më dekor ceremonial, por shtyllë e barabartë e identitetit shtetëror.

Të gjithë e dinë: BDI përjashtoi, VLEN përfaqëson. BDI heshti, VLEN flet me vepra. BDI harroi kulturën shqiptare, VLEN po ia kthen dinjitetin.

Kultura nuk është vegël për propagandë ditor, është vlerë kombëtare. Dhe me VLEN, ajo nuk do të përjashtohet më.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prej sot, të gjitha institucionet shtetërore mund të kenë qasje në automjetet që janë sekuestruar përkohësisht ose përgjithmonë
Next Article Mexhiti takon shefin e OBSH-së: Mjedisi është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?