By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin
Maqedoni

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

admin
Last updated: 21/08/2026 13:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – VLEN ka reaguar ndaj BDI-së, duke deklaruar se drejtuesit e saj duhet të japin llogari për humbjet në zgjedhjet lokale para se të flasin për zgjedhje të parakohshme.

Sipas VLEN-it, pas humbjeve në disa komuna me shumicë shqiptare, askush në BDI nuk mori përgjegjësi politike. Në reagim përmenden Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Bajram Rexhepi dhe Faton Ahmeti, për të cilët VLEN pretendon se, pavarësisht rezultateve zgjedhore, vazhduan të mbajnë ose edhe të marrin poste të rëndësishme në parti.

“Në BDI, me sa duket nuk ka përgjegjësi për humbjen, por humbësit shpërblehen”, thuhet në reagim.

VLEN përmend gjithashtu Haraçinën, Bogovinën, Tearcën, Strugën, Zhelinën, Sarajin dhe Dollnenin, duke akuzuar udhëheqjen e BDI-së se, edhe pas humbjeve në këto komuna, nuk pati dorëheqje apo ndryshime në strukturat drejtuese.

Sipas VLEN-it, deklaratat e BDI-së për legjitimitet dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme janë përpjekje për të ruajtur të njëjtën udhëheqje politike dhe për të krijuar pritshmëri për rikthim në pushtet.

“BDI-ja e di shumë mirë se shqiptarët me votë i larguan nga të gjitha komunat me shumicë shqiptare”, thuhet më tej në reagim, ku shtohet se çdo përballje e re me qytetarët do të ishte një tjetër humbje për këtë parti.

VLEN e përmbyll reagimin duke vlerësuar se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do ta japin verdiktin përfundimtar ndaj, siç e cilëson, “një udhëheqjeje të pareformuar” të BDI-së.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 43 raste me ethe të Nilit Perëndimor
Next Article Juventusi planifikon të nënshkruajë tre lojtarë të tjerë për tri pozita, etiketohen emrat që i duan
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?