By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI, për 20 vite, shndërruan Jeni Xhaminë në muze!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI, për 20 vite, shndërruan Jeni Xhaminë në muze!
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI, për 20 vite, shndërruan Jeni Xhaminë në muze!

admin
Last updated: 22/11/2024 13:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor –  Që kur populli shqiptar i dërgoi në opozitë, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) nuk i ndal britmat e tyre për të bëmat e veta, thuhet në reagimin e VLEN-it.
“Kjo parti, në palcë me bindje enveriste, pa fije turpi tani ka dalë kinse dëshiron t’i mbrojë vlerat fetare të trashëgimisë kulturore. Paradoks në vetvete! Ankesat e popullit shqiptar për Jeni Xhaminë datojnë që prej dy dekadash, pikërisht aq sa BDI ka qenë në pushtet! Megjithatë, duke qenë të zënë me korrupsion, zhvatje dhe mbrojtjen e “Luginës së Ujqve” të partisë së tyre, ata këto zëra i kanë shtypur përmes pushtetit. Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë kuadrin e saj, Behixhudin Shehapin, se pse në vitin 2011, gjatë periudhës kur ai mbante pozita kyçe në institucionet e kulturës, emri i Jeni Xhamisë u ndryshua në “Kisha Shën Gjorgji”. Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë Behixhudin Shehapin se pse në vitet 2014 dhe 2015 lejuan dhënien e lejeve të dyshimta për konservim dhe nuk morën asnjë masë të vetme për të parandaluar shkeljet ligjore në ndryshimin e karakterit të xhamisë. BDI-ja nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo fetare. Me një mendësi enveriste që ka shtypur çdo zë kritik dhe me veprime titiste për t’u shërbyer interesave të huaja, kjo parti ka shkatërruar gjithçka që shqiptarët kanë ndërtuar me shekuj në Maqedoni. Koalicioni VLEN mbetet i palëkundur në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe fetare, duke kundërshtuar çdo përpjekje për t’i zhdukur këto vlera. Behixhudin Shehapi dhe BDI-ja duhet të japin llogari para popullit shqiptar për rolin e tyre në këto veprime të papranueshme! Populli shqiptar nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë këtë akt të turpshëm!”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN-it.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja e Martin Canit, gjykata cakton “arrest me burg” për autorin e dyshuar 14-vjeçar
Next Article Mickoski: Dita e alfabetit të Gjuhës shqipe – simbol i arsimit, pasurisë kulturore dhe përparimit të një kombi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?