By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar
Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar

admin
Last updated: 12/08/2025 17:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – “Qytetarët e Çairit e njohin mirë se kush është Bujar Osmani. E dinë se për njëzet vite në politikë nuk ka bërë asgjë për Çairin, as nuk ka ndihmuar askënd nga Çairi. Ai kthehet këtu vetëm kur i duhen votat për të vazhduar karrierën e tij personale politike.

Bujar Osmani është simbol i karrierizmit, një njeri që e ka shfrytëzuar çdo funksion për përparimin e tij personal, e jo për të mirën e qytetarëve.

Si ministër i Shëndetësisë mori amnisti në një rast të Prokurorisë Speciale Publike për furnizime të paligjshme, ndërsa raportet e Entit Shtetëror të Revizionit dokumentojnë shpenzime të paligjshme milionëshe, miliona denar për derivate pa mbulim, servisime të automjeteve pa prova e pa dëshmi, punësime të paligjshme përmes agjencive.

Si ministër i Punëve të Jashtme shpenzoi mbi 120 milionë denar për Samitin e OSBE-së, pa dokumente, pa fatura, pa raporte. E vetmja “fitore” që mbeti në mend është pritja që i bëri ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, një veprim që i shkaktoi dëm reputacionit ndërkombëtar të shtetit.

Si kryesues i OSBE-së u bë i njohur për qëndrimin pro serb në konfliktin me Kosovën dhe në vend që të ndërtonte partneritet strategjik me Kosovën, organizoi dhjetëra takime me udhëheqësit shtetërorë serbë, duke i hapur tregun kapitalit serb dhe bizneseve të dyshimta.

Si pjesë e qeverisë së BDI-së ishte bashkëpërgjegjës për lejimin e hyrjes së M-TEL-it dhe kazinove serbe në Maqedoni, nga të cilat dy licenca përfunduan në duart e kompanive me prejardhje të diskutueshme serbe dhe malazeze.

Çairi nuk e meriton një njeri që gjithë karrierën e tij e ka kaluar larg problemeve të komunës së tij, që shfaqet vetëm kur i duhet mbështetje dhe që pas vetes lë vetëm borxhe, dyshime dhe skandale.

Çairi do të zgjedhë një njeri që 20 vite ka jetuar dhe ka marrë frymë me problemet e kësaj komune, që i zgjidh problemet e qytetarëve e jo t’i shfrytëzojë ata për pazare dhe përfitime personale.

Më 19 tetor, qytetarët e Çairit do t’i thonë qartë dhe zëshëm, Mjaft, Bujar! Mjaft me karrierizmin tënd!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Demokratët: Trump po e aktivizon Gardën për të hequr vëmendjen nga dosja “Epstein”
Next Article Zjarri në Parkun Natyror të Munellës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?