By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Ditë e madhe në Qeveri, 116 ditë Alfabet shqip
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Ditë e madhe në Qeveri, 116 ditë Alfabet shqip
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Ditë e madhe në Qeveri, 116 ditë Alfabet shqip

admin
Last updated: 22/11/2024 11:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve! Për herë të parë, kjo ditë e shenjtë shënohet zyrtarisht edhe në seancë të Qeverisë, falë përkushtimit të VLEN-it dhe lidhjes së ngushtë me qytetarët.

Sot shënojmë 116 vjetorin e njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kjo datë shënon rëndësi të veçantë pasi është një datë e rëndësishme që tregon rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve rreth një ideali. Njësimi i alfabetit të Gjuhës Shqipe është edhe njësim letrar e intelektual i shqiptarëve në të gjithë trojet ku jetojnë ata.

Kjo ditë historike bashkon shqiptarët nga të gjithë trojet me një shtyllë të fuqishme të gjuhës shqipe. Gjuha është element identifikues i një kombi, bazamenti mbi të cilën ndërtohen gjitha elementet tjera.

Vendimet e Kongresit të Manastirit, tregojnë dhe orientimin e shqiptarëve sot e kësaj dite se jemi të orientuar drejtë vlerave perëndimore dhe evropiane.

Përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri e nisin këtë ditë të bekuar me krenari e urime mes shqiptarëve kudo. Aktivitetet do të vazhdojnë me vizitën në Muzeun e Alfabetit në Manastir – aty ku historia jonë është shkruar me përkushtim dhe dashuri për gjuhën tonë të bukur. Pastaj, do të marrim pjesë në një konferencë shkencore për të reflektuar mbi vlerat dhe rëndësinë e kësaj dite, dhe në fund, kjo ditë e madhe do të mbyllet me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kulturës në Manastir.

Kjo është një ditë e gëzimit, e këngës dhe e krenarisë. Është një moment ku secili prej nesh duhet ta ndiejë veten pjesë të historisë. Festat e tilla nuk janë të zakonshme – ato na kujtojnë se kush jemi dhe për çfarë duhet të luftojmë.

VLEN është e përkushtuar që gjuha shqipe të jetë aty ku i takon – jo përqindje, por dinjitet! Ne jemi zotuar në zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe ne garantojmë që termi ofendues prej 20 për qind do të hiqet

Urime kjo ditë secilit shqiptarë e shqiptare kudo që jetojnë, në ditë të tilla qofshim të bashkuar gjithmonë!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vendimi i Kushtetueses për Berishën, Bardhi: T’i revokohet menjëherë masa e “arrestit në shtëpi”
Next Article Mjegull në rrugën Lisec – Kodra e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?