By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN i kundërpërgjigjet Bashkimi Demokratik për Integrim: MEPSO nuk është më “bankomat partiak”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN i kundërpërgjigjet Bashkimi Demokratik për Integrim: MEPSO nuk është më “bankomat partiak”
Maqedoni

VLEN i kundërpërgjigjet Bashkimi Demokratik për Integrim: MEPSO nuk është më “bankomat partiak”

admin
Last updated: 07/05/2026 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj, Zhurnal.mk – Pas akuzave të ngritura nga Bashkimi Demokratik për Integrim për keqpërdorime në MEPSO, ka reaguar koalicioni VLEN, duke i cilësuar pretendimet si manipulime dhe përpjekje për dezinformim të opinionit publik.

Në reagimin e tyre, nga VLEN thonë se BDI po e paraqet si korrupsion zgjedhjen e ofertës më të lirë, vetëm sepse, sipas tyre, nuk mund të pajtohet me faktin që MEPSO nuk kontrollohet më nga strukturat e kësaj partie.

“BDI përsëri gënjen, manipulon dhe e nënçmon opinionin publik. Ofertën më të lirë e paraqesin si korrupsion, sepse nuk mund të pajtohen me faktin se MEPSO nuk është më kasa e tyre partiake”, thuhet në reagimin e VLEN.

Sipas tyre, në procedurën konkrete është përzgjedhur oferta më e favorshme financiarisht, me vlerë prej 184.535 denarësh pa TVSH, ndërsa oferta e dytë ka qenë 651.165 denarë pa TVSH.

Nga VLEN theksojnë se diferenca prej 466.630 denarësh tregon se oferta e zgjedhur është rreth 72 për qind më e ulët.

“Çfarë saktësisht e pengon BDI-në? Që është zgjedhur oferta më e lirë? Apo që më nuk mund të vendosin ata se kush do t’i fitojë tenderët?”, pyesin nga koalicioni.

Në reagim sqarohet gjithashtu se bëhet fjalë për kontratë kornizë dhe jo për pagesë automatike të shumës së plotë.

“Vlera maksimale nuk do të thotë se do të shfrytëzohet e gjithë shuma, as se paratë janë paguar paraprakisht. Porositë realizohen sipas nevojës dhe sipas punëve të kryera realisht”, thuhet në komunikatë.

VLEN akuzon BDI-në se reagimi i saj lidhet me ndërprerjen e skemave të vjetra të interesit në MEPSO.

“BDI bërtet sepse MEPSO ka filluar t’i ndërpresë skemat e vjetra. Bërtasin sepse u ndërpre kontrata në të cilën, sipas informacioneve publike, paraqitej edhe interesi i Nefit nga Ohri, i afërt me Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin”, thuhet në reagim.

Nga koalicioni kërkojnë përgjigje nga BDI për kontratat e mëparshme dhe për interesat që, sipas tyre, kanë ekzistuar në ndërmarrje.

“MEPSO nuk do të jetë më bankomat për interesa partiake dhe familjare”, deklarojnë nga VLEN.

Në fund, VLEN përsërit se procedura është realizuar sipas ligjit dhe se është zgjedhur oferta m

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen bëhet dokumenti më i nënshkruar në histori
Next Article Ndalohen 18 shoferë brenda një dite, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?