By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vlen” për Taravarin: Përfundoi politika joparimore e dy karrigeve ku nuk dihet kush është aleat e kush kundërshtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Vlen” për Taravarin: Përfundoi politika joparimore e dy karrigeve ku nuk dihet kush është aleat e kush kundërshtar
Maqedoni

“Vlen” për Taravarin: Përfundoi politika joparimore e dy karrigeve ku nuk dihet kush është aleat e kush kundërshtar

admin
Last updated: 07/05/2025 14:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Politika joparimore e dy karrigeve, e pozicioneve të paqarta ku nuk dihet se kush është partner, kush është aleat dhe kush është kundërshtar – ka përfunduar! Ky është mesazhi nga “Vlen”-i drejtuar liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të dalë me listat e veta për këshilltarë.

Tre liderët e “Vlen”-it dje patën takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa më parë kryeministri u takua edhe me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Takimi i djeshëm, sipas informacioneve nga Qeveria, kanë kaluar në atmosferë konstruktive, në një frymë miqësore dhe partneriteti. Është biseduar për të gjitha çështjet reformuese, luftën kundër krimit dhe ndryshimet në sistem të lëna nga LSDM dhe BDI. Nga Qeveria informuan se bisedimet   vazhdojnë.

Takimi me liderët e “Vlen”-it erdhi një ditë pas takimit të Mickoskit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili përfundoi pa epilog, me paralajmërim se bisedimet do të vazhdojnë dhe se gjatë këtij muaji do të dihet se cili do të jetë funksionimi i ardhshëm i ASH-së.

Edhe Taravari dje reagoi në Fejsbuk: “Reagim? Nuk ia vlen!”. Nga “Vlen”-i dje u përgjigjën menjëherë, duke thënë se “nuk do të jenë mbështetje për krimin dhe se politikat e dyfishta u përkasin hipokritëve”.

“Vleni nuk do të lejojë që BDI të kthehet në këtë qeveri, madje as nga dera e pasme. As nëpërmjet lidhjeve të saj, as nëpërmjet atyre që janë të zënë keq në rrjetën e krimit dhe korrupsionit të oligarkisë. Partneriteti me Vlenin nuk është një strehim për ata që fshehin lidhjet e tyre me krimin me patriotizëm të rremë dhe viktimizim të sajuar”, porositën nga Vleni.

Pas takimit me Mickoskin dhe reagimit të Taravarit, Mexhiti shkroi në profilin e tij në Fejsbuk shkroi: “Sonte Vleni vendosi –  dritat fiken për hipokrizinë”.

“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në. Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë.
Sonte Vleni vendosi – dritat të fiken për hipokrizinë” ka shkruar Mexhiti.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,7 për qind
Next Article Milanoviq: Shkupi nuk duhet të jetë pre e detyrimit dhe zhvatjes kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?