By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,7 për qind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,7 për qind
EkonomiMaqedoni

Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,7 për qind

admin
Last updated: 07/05/2025 14:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 2,7 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, është 0.6 për qind.

Rritja e inflacionit në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 5.1 për qind,Veshje dhe mbathje për 1.5 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 1.4 për qind, Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.5 për qind, Shëndeti për 0.4 për qind dhe Ushqimi dhe pijet joalkoolike për 0.3 për qind.

Rënia e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 0.7 për qind dhe Pijet alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.1 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera, Restorante dhe hotele, Komunikimi dhe Arsimi  mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2025 krahasuar me muajin mars të vitit 2025 është 1.6 për qind.

Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, shënon rritje prej 2.6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.7 për qind.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Do të tejkalohet problemi me të drejtën për racion të subvencionuar për studentët
Next Article “Vlen” për Taravarin: Përfundoi politika joparimore e dy karrigeve ku nuk dihet kush është aleat e kush kundërshtar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?