By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Taravari të japë përgjegjësi për gjendjen me ujin në Gostivar, ku përfunduan 7 milionë eurot nga Zvicra?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Taravari të japë përgjegjësi për gjendjen me ujin në Gostivar, ku përfunduan 7 milionë eurot nga Zvicra?
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Taravari të japë përgjegjësi për gjendjen me ujin në Gostivar, ku përfunduan 7 milionë eurot nga Zvicra?

admin
Last updated: 23/07/2026 08:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – VLEN ka reaguar lidhur me situatën e furnizimit me ujë në Gostivar, duke akuzuar ish-kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për mospërmbushje të premtimeve dhe mungesë të përgjegjësisë politike.

Nga VLEN rikujtojnë se Taravari, sa ishte në opozitë, akuzonte pushtetin e atëhershëm se po “helmonte” qytetarët me moskujdes dhe mosveprim, ndërsa gjatë mandatit të tij kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin e ujit të pijshëm në Gostivar “për 100 vitet e ardhshme”.

Sipas VLEN-it, sot kur përgjegjësia bie mbi administratën që ai ka drejtuar, nuk ka as realizim të premtimeve dhe as përgjegjësi politike.

Koalicioni rikujton edhe premtimin për ndërtimin e dy rezervuarëve të rinj për ujë të pijshëm, të cilët, sipas tyre, ishin paralajmëruar në vitin 2022 si donacion nga Zvicra, por nuk janë realizuar.

“VLEN shtrojnë pyetjen se ku kanë përfunduar 7 milionë eurot e ndihmës nga Zvicra dhe pyesin nëse uji i Gostivarit ka përfunduar në gjendje të ngjashme me kanalizimin e Zajazit”, thuhet në reagim.

Sipas VLEN-it, deklaratat që Taravari dikur ua drejtonte kundërshtarëve politikë, sot, siç thonë ata, janë pasqyrim i dështimit të tij në menaxhimin e situatës.

Nga koalicioni theksojnë se qytetarët nuk kanë nevojë për arsyetime, por për përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie, duke shtuar se prioritet duhet të jetë garantimi i ujit të sigurt për pije dhe funksionimi i institucioneve.

VLEN kërkon përgjegjësi për çdo zyrtar që, sipas tyre, ka dështuar në mbrojtjen e shëndetit publik, si dhe zbardhjen e plotë të rastit.

“Arben Taravari duhet t’u përgjigjet qytetarëve të Gostivarit me të njëjtin standard që kërkonte dikur nga të tjerët, sepse përgjegjësia nuk është slogan për opozitë, por detyrim kur udhëhiqet me pushtetin lokal”, përfundon reagimi i VLEN-it.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Next Article Komuna e Çairit dërgon ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?