By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO: Ende nuk ka marrëveshje konkrete me ZNAM, bisedimet zhvillohen në frymën pozitive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO: Ende nuk ka marrëveshje konkrete me ZNAM, bisedimet zhvillohen në frymën pozitive
MaqedoniTOP LAJM

VMRO: Ende nuk ka marrëveshje konkrete me ZNAM, bisedimet zhvillohen në frymën pozitive

admin
Last updated: 26/05/2024 11:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Ende nuk ka marrëveshje konkrete, atë që mund ta ndaj është se bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Lëvizja ZNAM bëhet pjesë e Qeverisë dhe cilat dikastere do t’i merrnin.

Mbrëmë vonë nga Lëvizja ZNAM informuan se ishte mbajtur takim për bashkëpunim me VMRO-DPMNE në nivel të nënkryetarëve të partive, në të cilin është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim.

“Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, platformën e saj e bazon në shtyllat ideologjike të Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, që janë Maqedonia shtet modern, demokratik, evropian i bazuar në vlerat e Ilindenit dhe KAÇKM-së, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian në mënyrë dinjitoze; pastaj Republika e Maqedonisë shtet në të cilin ka drejtësi për të gjithë dhe zero tolerancë për korrupsionin; Maqedonia si shtet i vetëqëndrueshëm që do të prodhojë ushqim dhe energji të mjaftueshme për nevojat e saj, reforma të përshpejtuara dhe efikase në ekonomi dhe politikat sociale në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve si dhe marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike”, thuhet në kumtesën e ZNAM-it.

Më parë dje, nga VMRO-DPMNE informuan se bisedimet me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtar kur do të mund të shpallet nuk do të njoftojmë kurrfarë detajesh.

VMRO-DPMNE më parë doli me qëndrimin se kanë konsoliduar 61 deputetë. Qeveria e re, siç paralajmëruan më parë nga VMRO-DPMNE pritet të formohet deri më 20 qershor.

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare është caktuar për të martën më 28 maj. Në përbërjen e re parlamentare koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka më së shumti deputetë – 58, koalicioni Për një të ardhme evropiane i udhëhequr nga LSDM ka 18 deputetë, koalicioni i Frontit Evropian i udhëhequr nga BDI ka njëjtë 18 deputetë, koalicioni VLEN 14, Levica gjashtë dhe ZNAM gjashtë deputetë.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpëtohen katër personat, që kishin humbur në grykën e Pçinjës
Next Article Dorëheqja e Kurtit e vetmja zgjidhje për zgjedhje, thotë Rukiqi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?