By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO i përgjigjet Agelerit për planin e integrimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO i përgjigjet Agelerit për planin e integrimit në BE
Maqedoni

VMRO i përgjigjet Agelerit për planin e integrimit në BE

admin
Last updated: 02/02/2024 18:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – VMRO-DPMNE është e vetëdijshme për interesin e publikut në planin e integrimit evropian të Maqedonisë,  kjo u theksua nga opozita pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, një ditë më parë në një intervistë televizive tha se do të ishte e kënaqur të dinte se çfarë zgjidhjesh ofron opozita për ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat.

“Si parti politike, ne kemi konfirmuar se në zgjedhjet e ardhshme do të ofrojmë zgjidhjen, që mbi të gjitha do të thotë Bashkimi Evropian për Maqedoninë përmes integrimit dhe identitetit. Integrimi do të thotë se nuk ka kritere të dyfishta, bisedë për të drejtat e njeriut, dhe kur kjo çështje tashmë po ngrihet, ne duhet të flasim gjithashtu për të drejtat e njeriut të maqedonasve në Bullgari”, tha Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Sipas analistit politik Bllagojçe Atanasovski, procesi i ndryshimeve kushtetuese mund të komplikojë përbërjen e qeverisë së ardhshme politike, dhe nuk përjashton mundësinë e zgjatjes së mandatit të zgjedhjeve teknike dhe madje edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Nëse pas zgjedhjeve më 8 maj nuk mund të krijohet qeveri politike, sepse nuk do të ketë shumicë parlamentare, hapet rruga për të ashtuquajturin skenar bullgar, Maqedonia të mos ketë krijuar një pushtet ekzekutiv politik, domethënë të funksionojë me një qeveri teknike”, theksoi Blagojçe Atanasovski, analist.

Sipas Atanasovskit, në rast se shmanget opsioni për zgjedhje të reja, përbërja parlamentare do të vihet nën presion t’i vendos ndryshimet kushtetuese në rendin e ditës.

“Ne ndoshta do të kemi një përbërje parlamentare pas 8 majit, e cila patjetër do të merret me votimin e ndryshimeve kushtetuese, dhe më pas do të formohet një Qeveri politike kushtimisht thënë, nëse ajo do të jetë një Qeveri klasike politike e këtyre partive politike, që do të sigurojnë një shumicë prej 61 deputetësh ose një Qeveri e gjerë e shpëtimit kombëtar, ku të gjitha partitë politike, me përjashtim të së Majtës, do të merrnin pjesë për të ndarë përgjegjësinë”, u shpreh Blagojçe Atanasovski, analist.,

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, ambasadorja Ageler tha se Shtetet e Bashkuara do të zhgënjeheshin nëse nuk do të miratoheshin, por se Uashingtoni do të ndihmonte ende aspiratat evropiane të vendit në të ardhmen.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Franca thotë se Rusia do të “përgjigjet” për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë
Next Article Ministri i Drejtësisë: Lloga mirëpret vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masat kufizuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?