By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, KQZ: 59 304 regjistrime, 35 065 kërkesa të miratuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, KQZ: 59 304 regjistrime, 35 065 kërkesa të miratuara
Shqipëri

Votimi nga jashtë, KQZ: 59 304 regjistrime, 35 065 kërkesa të miratuara

admin
Last updated: 23/01/2025 12:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 59 304, ndërsa deri sot në orën (10:00) janë miratuar 35 065 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 37 435 (63.1%) kërkesa, ndërsa femrat janë 21 869 (36.9 %).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 16 991 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 16 417 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 11 276, mbi 56 vjeç janë 8765 kërkesa për regjistrim dhe nga grupmosha 18-25 vjeç janë 5852 kërkesa për regjistrim.

Sipas të dhënave janë refuzuar 20 699 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 20 107, e ndjekur nga Greqia me 15 141, Gjermania me 7974, si dhe nga SHBA me 5111.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 11 581, më pas bashkia e Fierit me 9270, Korça me 7090, Durrësi me 5028 etj.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërpkov: Unë dhe trupi gjykues jemi kundër amnistisë ndaj të akuzuarve për rastin “27 prilli”
Next Article SPAK kërkon konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të anëtarit të një grupi të strukturuar kriminal

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?