By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, numri i regjistrimeve kalon shifrën 20 mijë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, numri i regjistrimeve kalon shifrën 20 mijë
Shqipëri

Votimi nga jashtë, numri i regjistrimeve kalon shifrën 20 mijë

admin
Last updated: 16/01/2025 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Numri i regjistrimeve të votuesve nga jashtë, i cili për herë të parë u jep mundësinë shtetasve shqiptarë kudo që jetojnë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 11 maj, e ka kaluar shifrën 20 mijë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 20 034 deri në orën (13:30), ndërsa janë miratuar 4 334 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkuj me 13 448 (67.1%) kërkesa, ndërsa femrat janë 6586 (32.9%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 6152 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 5542 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 3,664 dhe mbi 56 vjeç janë 2,637 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grupmosha 18-25 vjeç kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 2039 të tilla.

Sipas të dhënave janë refuzuar 1948 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 6112, e ndjekur nga Greqia me 4424, Gjermania me 3157 si dhe nga SHBA me 1929.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 4614, më pas bashkia e Fierit me 3,417, Korça me 2,202  e ndjekur nga Durrës me 1,704.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kuko: 4 mijë aplikime të miratuara për votën e Diasporës, interes i lartë nga shqiptarët në Itali
Next Article Gjergji: Minimumi jetik i nevojshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?