By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuko: 4 mijë aplikime të miratuara për votën e Diasporës, interes i lartë nga shqiptarët në Itali
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuko: 4 mijë aplikime të miratuara për votën e Diasporës, interes i lartë nga shqiptarët në Itali
Shqipëri

Kuko: 4 mijë aplikime të miratuara për votën e Diasporës, interes i lartë nga shqiptarët në Itali

admin
Last updated: 16/01/2025 15:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prej pesë ditësh ka nisur procesi i regjistrimit në platformën elektronike PER për votuesit shqiptarë të Diasporës që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko tha sot gjatë një interviste televizive, se Diaspora shqiptare ka shfaqur interes të lartë për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total janë rreth 20055 kërkesa, nga të cilat janë miratuar 4366.

“Në shqyrtim janë 13800 kërkesa. Kemi një ndasi interesante mes gjinive, djemtë dhe burrat kanë një shifër 67 për qind. Gratë janë diku te 32 për qind. Grupmosha që prevalon për aplikime, është grupmosha 26-35 vjeç, që kapin shifrën e 30 për qind të atyre që kanë aplikuar. Shumica e aplikimeve vijnë nga Italia, më pas Greqia, Gjermania, SHBA e kështu në vazhdim. Po të shikosh në pesë ditët e fundit, ka një trend të qëndrueshëm, kemi rreth katër mijë regjistrime në ditë. Në 1 muaj e gjysmë, pak më shumë, ne do ta kapim këtë shifër, ose mund të ndodhë që t’i lënë në momentin e fundit”, thotë Kuko.

Sipas Kukos, regjistrimet janë konstante dhe tendenca ka ardhur në rritje, ditë pas dite.

“Diaspora realisht kërkon të kontribuojë në demokracinë e vendit. Ka nisur një tur takimesh me strukturat e Partisë Socialiste në Diasporë, për t’i orientuar ata në procesin e regjistrimit. Regjistrimi, ka të bëjmë vetëm me një orientim. Shohim një entuziazëm që Diaspora ka, që më në fund u realizua pjesëmarrja e tyre në votim. Shohim interes shumë të lartë, edhe në jetën politike të vendit”, përfundoi Kuko.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Votimi nga jashtë, Dule: Të aplikohet e njëjta praktikë si me numërimin e votës brenda vendit
Next Article Votimi nga jashtë, numri i regjistrimeve kalon shifrën 20 mijë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?