By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi: Qytetarët të votojnë në zgjedhje pa marrë parasysh afatin e dokumenteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi: Qytetarët të votojnë në zgjedhje pa marrë parasysh afatin e dokumenteve
MaqedoniTOP LAJM

Xhaferi: Qytetarët të votojnë në zgjedhje pa marrë parasysh afatin e dokumenteve

admin
Last updated: 08/03/2024 15:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 mars – Kryeministri teknik Talat Xhaferi konsideron se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do ta zgjidhin plotësisht problemin me vlefshmërinë e dokumenteve të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe thekson se qytetarët duhet të lejohen të votojnë me dokumente të vjetra pa afat.

“Nuk jam i bindur që problemi me dokumentet e udhëtimit do të zgjidhet në funksion të dispozitave të rregulluara dhe të sanksionuara nga vetë ligji, ai parashikon që të gjithë qytetarët që kanë dokumente që kanë skaduar brenda nëntë muajve deri në ditën e zgjedhjeve do të mund të votojnë”.

“Ata që kanë dokumente më të vjetra nuk do të munden, ndaj zgjidhja është e pjesshme, jo e plotë. Nëse kemi dokumente me afat nëntë muajsh në 24 prill, do të votojnë, por më 8 maj çfarë do bëjmë. Duke dashur të bëjmë përjashtim, bëjmë një tjetër përjashtim që përjashton një pjesë të qytetarëve”, theksoi sot Xhaferi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën për media pas inspektimit të ndërtimit të autostradës Rankovcë – Kriva Pallankë, ai tha se qytetarët duhet të votojnë me dokumente të vjetra, pavarësisht se në çfarë afati ka skaduar.

“Vendimi që të jetë i hapur që qytetarët që kanë dokumente të skaduara të votojnë këtë vit pa marrë parasysh afatin, nuk mendoj se është zgjidhje e plotë, jam i bindur se do të kthehen në Qeveri për zgjidhje shtesë. Ose Kuvendi do të duhet të mendojë ose ne në Qeveri duhet ta korrigjojmë këtë problem”, nënvizoi ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim Lloga – Al Samani në Arabinë Saudite
Next Article Listat e partive në pushtet po marin formën, por ja si pritet të duken listat e VLEN-it!?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?