By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
Maqedoni

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

admin
Last updated: 06/02/2025 15:51
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për përkeqësimin e skajshëm të përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në muajt e fundit, po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen. Sipas të dhënave të fundit:
– Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar.
– Nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar.
– Nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar.
– Nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, asnjë nuk është shqiptar.
– Nga 30 komandantë batalionesh, vetëm 5 janë shqiptarë.
– Oficerët shqiptarë me grada të larta dhe kualifikime profesionale po degradohen ose largohen nga pozitat kyçe. Gjithashtu, situata është rënduar me:
– Ndaljen e avancimeve të oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë, edhe kur i plotësojnë kriteret.
– Përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga programet e edukimit ushtarak jashtë vendit. • Rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe retorikës nacionaliste, siç ishte rasti me SHKA “Bajram Shabani” në kazermën e Kumanovës.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ushtri është në nivelin më të ulët historik, duke shpërfillur parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Politizimi ekstrem ka arritur kulmin, me emërime partiake në vend të kuadrove profesionale.

Gjatë mandatit 9-mujor të Presidentes Siljanovska janë avancuar dy gjeneralë:
– Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Lafçiski, u gradua në gjeneral major.
– Koloneli Çiplakovski u avancua në gjeneral brigade.

Në të njëjtën kohë, asnjë oficer shqiptar nuk është graduar në gjeneral. Përkundrazi, po promovohen gjeneralë të shkolluar në Beograd, që përkon me vizitën e fundit të Dodikut.

Situata në Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake është alarmante: as drejtori, as tre zëvendësit e tij nuk janë shqiptarë. Për herë të parë pas shumë vitesh, në tri njësitë elitare (Ujqit, Rangerët dhe Policia Ushtarake) nuk ka asnjë komandant apo zëvendës komandant shqiptar, ndryshe nga më parë, kur shqiptarët kishin përfaqësim të dinjitetshëm.

Forcat Ajrore janë në gjendjen më të keqe që nga pavarësia. Përfaqësimi i shqiptarëve në komandat e NATO-s mbetet i papranueshëm. Modernizimi i Ushtrisë është ndalur.

Nuk ka garanci për dorëzimin e mjeteve të blinduara JLTV dhe Stryker apo sistemeve kundërajrore Mistral.

Gatishmëria luftarake është në nivelin më të ulët. Për herë të parë që nga pavarësia, ushtarët kanë mbetur pa ushqim për shkak të dështimeve në prokurimet publike.

Gjysma e rekrutëve të rinj nuk kanë uniforma dhe detyrohen të veshin uniforma të vjetra të shkretëtirës.

Kushtet në kazerma janë mizerable, ndërsa mjetet ushtarake janë të vjetruara dhe të pasigurta, të mbetura nga vitet ’90. Ushtaraket shqiptare diskriminohen dhe nuk kanë përfaqësim në pozita drejtuese, çka i detyron shumë prej tyre të largohen nga vendi.

Rasti i fundit me emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga presidentja, pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të duhur, ka krijuar një valë të re pakënaqësie tek oficerët shqiptarë, nga të cilët disa po shqyrtojnë largimin nga shërbimi ushtarak.

BDI dënon ashpër këtë degradim dhe kërkon:
1. Ndërprerjen e diskriminimit sistematik dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet.
2. Depolitizimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndaluar emërimet partiake. 3. Garantimin e të drejtave dhe dinjitetit të personelit ushtarak shqiptar, përfshirë mundësi të barabarta për arsimim dhe avancim.

Gjendja aktuale është e papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e barazisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit.

Nëse kjo situatë vazhdon, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për stabilitetin dhe funksionimin profesional të Ushtrisë si institucion shtetëror.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Nevojiten anëtarë objektivë dhe jopartiak në Këshillin Gjyqësor
Next Article Përmes dialogut të tejkalohen çmimet e larta të produkteve, që të mos ketë pasoja më të mëdha, porositi Mickoski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?