By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhixho: Zhvlerësimi i euros ka rënduar bizneset fason
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Xhixho: Zhvlerësimi i euros ka rënduar bizneset fason
Shqipëri

Xhixho: Zhvlerësimi i euros ka rënduar bizneset fason

admin
Last updated: 23/01/2025 15:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat tha sot se “zhvlerësimi i qëllimshëm i euros ka rrënuar eksportet dhe ka rënduar situatën financiare për bizneset fason”.

“Në mënyrë të veçantë, eksportet për kategorinë tekstile dhe këpucë kanë rënë me 20%. Kjo do të thotë mbyllje e dhjetëra bizneseve fason dhe humbje e vendeve të punës për mijëra familjarë”, tha Xhixho.

Xhixho tha se “fasonët kanë kërkuar mbështetje, por qeveria është tallur me mijëra sipërmarrës të ndershëm dhe punonjës që nuk kanë me çfarë të mbajnë sot familjet”.

Sipas Xhixhos “kërkesës së vetë fasonëve dhe opozitës për ndihmë reale financiare, qeveria iu përgjigj me një pseudogaranci sovrane prej 4 miliardë lekësh, e cila i shërbeu vetëm asaj për propagandë”.

Xhixho shtoi më tej “Shqipëria, fuqi eksportuese, është njëri prej 5 prioriteteve të Partisë së Lirisë.”

“Përmes një platforme të qartë, ne do të: Mbështesim aktivitetet prodhuese dhe eksportuese për të arritur mbi nivelin e eksporteve 50 % të PBB, me mbështetje në infrastrukturë, çlirim të administratës nga korrupsioni dhe vendosje në shërbim të investimeve dhe biznesit, kualifikim të fuqisë punëtore, përjashtim të mjeteve të prodhimit nga detyrimet fiskale”, theksoi Xhixho.

Xhixho tha më tej se do të ulin koston e energjisë (të karburanteve me mbi 20 %, ulje e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar në 8L/KW nga 10.1L/KW që është aktualisht). Liberalizim dhe subvencionim për energjinë diellore për konsum familjar.

“Mbledhim rentën nga minierat, nga përdorimi i burimeve natyrore dhe përdorimi i natyrës për qëllime biznesi, dhe përdorimi i saj për fondin e pagave dhe pensioneve”, tha Xhixho.

Po ashtu Xhixho shtoi se do të “mbështesim aktivitetet prodhuese, si dhe në fushën e IT dhe inovacionit. 10000 Euro për start-upet dhe një periudhë pa taksa për 5 vite”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Eksportet mund të rimëkëmben, bizneset fason mund të rivitalizohen. Duhet mbështetje reale dhe jo mashtrime që rëndojnë mbi qytetarët dhe biznesin e ndershëm për të favorizuar oligarkët”, tha Xhixho.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Vetëm me mjet identifikimi shqiptar
Next Article GJKKO kalon për gjykim dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj kundër gjykimit të shkurtuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?