By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: GJKKO kalon për gjykim dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj kundër gjykimit të shkurtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > GJKKO kalon për gjykim dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj kundër gjykimit të shkurtuar
Shqipëri

GJKKO kalon për gjykim dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj kundër gjykimit të shkurtuar

admin
Last updated: 23/01/2025 15:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e koncesionit të Sterilizimit.

Më 23 dhjetor GJKKO vendosi rikualifikimin e akuzave ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Sipas medieve në seancën e sotme është rrëzuar kërkesa e Beqajt për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Ish-ministri i Shëndetësisë kërkoi përjashtimin e saj me argumentin se Davidhi, nuk pranoi të jepte të arsyetuar vendimin për ndryshimin e akuzës në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Beqaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm, duke pretenduar se gjatë procesit do ta rrezojë këtë akuzë. Gjykata shpalli vendimin për kalimin e dosjes për gjykim. Në lidhje me formën e gjykimit do të shprehet trupa gjykuese e Themelit.

Nga ana e tij, ish-ministri ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si tendencioze. Ai deklaroi se nuk bie pre e presionit të gjykimit të shkurtuar për të mos hapur provat një më një.

“I gjithë ky proces penal siç e kam deklaruar në këtë sallë në mënyrë të përsëritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e datës 23 dhjetor 2024 vendosët një gur të rëndësishëm në themelet e politizimit të kësaj çështje penale. Meqenëse unë Ilir Beqaj nuk mund të dilja i paakuzuar në këtë çështje penale dhe meqenëse ju e konstatuat se as shkelja e barazisë në tender, as shpërdorimi i detyrës dhe as korrupsioni pasiv nuk qëndronin, shpiket akuzën e vjedhjes dhe të grupit të strukturuar kriminal. Të siguroj se unë do t’i çmontoj dhe këto dy akuza. Por dua të deklaroj se edhe ju jeni bërë pjesë e inkuizicionit ndaj meje”, u shpreh Beqaj, raporton RTSH.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhixho: Zhvlerësimi i euros ka rënduar bizneset fason
Next Article Kuvendi Kombëtar i Fierit, Balluku: Fitojmë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?