By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk
Maqedoni

YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk

admin
Last updated: 11/02/2025 09:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka shprehur qëndrimin se rasti i sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të saj nga rivali politik është tronditës dhe se ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk të Kosovës.

Kjo parti ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) është thellësisht e tronditur nga sulmi ndaj anëtares sonë të Kryesisë Qendrore dhe kandidates për deputete, znj. Arda Maloku. Fakti që një incident i tillë ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve, si pasojë e sjelljes së një përfaqësuesi politik, ka dëmtuar vlerat e komunitetit turk, ka ndikuar thellë te opinioni publik dhe fatkeqësisht ka hedhur hije mbi procesin zgjedhor. Shpresa jonë është që ngjarje të tilla të mos përsëriten më dhe që procesi ligjor në vijim të mos ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e YTHP-së, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë duke u bazuar në deklaratat e organeve të hetuesisë, YTHP ka theksuar se ka pasur prova të mjaftueshme dhe dëshmi për ndalimin 48 orësh të kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka.

“Në deklaratën e bërë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, është bërë e ditur se pas vlerësimit të ankesës lidhur me këtë rast nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, si dhe pas sigurimit të provave të mjaftueshme nga vendi i ngjarjes dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë, kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Fikrim Damka, është ndaluar dhe është iniciuar procesi ligjor ndaj tij”, thuhet në komunikatën e YTHP-së, me ç’rast është shpërndarë edhe deklarata e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu lidhur me këtë rast.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu të hënën ka bërë të ditur se tre persona dyshohen për rastin e sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të YTHP-së në Prizren, ndërkohë që për dy prej tyre është nxjerrë vendimi për ndalimin 48 orësh.

Në këtë rast të ndaluarit janë Fikrim Damka, kryetar i KDTP-së dhe ministër i MZhR-së dhe nipi i tij, F.D.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën – LVV vazhdon të jetë e para
Next Article Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?