By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare
Maqedoni

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare

admin
Last updated: 14/02/2025 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga Drejtori Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Nikolas Markier, i shoqëruar nga përgjegjësi i IFC-së për Maqedoninë dhe Kosovën, Visar Perani, përgjegjësja për investime në sektorin e energjisë për Ballkanin Perëndimore Milica Sredanoviç dhe Vadim Sherbakov, përgjegjës i Investimeve në Sektorin e Energjisë për Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e punës, IFC prezantoi modelin për mbështetjen e sektorit privat përmes partneritetit publiko-privat, si dhe bashkëpunimin potencial afatgjatë dhe mundësitë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në zbatimin e agjendës së gjelbër si një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Mexhiti i njoftoi përfaqësuesit e IFC-së për prioritetet e Qeverisë dhe aktivitetet e ndërmarra në këtë drejtim, duke vënë në pah ndotjen e ajrit dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit në zonat urbane si prioritet kyç.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tha Mexhiti, po fokusohet në identifikimin e shkaqeve të ndotjes, jo të pasojave. Mexhiti informoi për mbështetjen e deritanishme të BE-së dhe Bankës Botërore në këtë fushë, por theksoi se ka hapësirë për realizimin e një partneriteti publiko-privat në një fazë të mëvonshme.

Duke marrë parasysh se shkaktarët kryesorë të ndotjes janë ngrohja e amvisërive dhe ndotja nga trafiku, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje të mëdha për realizimin e projektit të gazifikimit, si një nga zgjidhjet kryesore, i cili synon që qytetarët të përdorin metoda ngrohëse miqësore me mjedisin, të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes për 50-70 për qind, tha Mexhiti.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Policia shqiptoi 809 gjoba për shkeljet në komunikacion
Next Article “Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?