By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 11 majit, miratohet udhëzuesi i punës për KZAZ-të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet e 11 majit, miratohet udhëzuesi i punës për KZAZ-të
Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit, miratohet udhëzuesi i punës për KZAZ-të

admin
Last updated: 27/01/2025 16:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Rregullator miratoi udhëzuesin e punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj.

Ky udhëzues pune iu vjen në ndihmë administratës zgjedhore, partive politike dhe aktorëve të tjerë për veprimtarinë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Udhëzuesi synon të sigurojë që të gjitha procedurat dhe detyrat të kryhen në përputhje me ligjin dhe në mënyrë efikase.

Vendimi përfshin udhëzime të detajuara mbi përbërjen e KZAZ, kushtet për emërimin, lirimin apo shkarkimin e anëtarëve të KZAZ, mbledhjet dhe vendimmarrjen e saj, si dhe menaxhimin e vakancave të krijuara.

Gjithashtu, përfshin detyra funksionale të KZAZ si krijimi i Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV), procedurat për caktimin e anëtarëve të KQV dhe plotësimin e vakancave, akreditimin e vëzhguesve, organizimin e VNV, dhe shpërndarjen e materialeve të votimit.

Për të arritur qëllimin e tij, udhëzuesi i punës është strukturuar në mënyrë të tillë që të jetë i qartë dhe i lehtë për t’u kuptuar nga anëtarët e KZAZ-ve. Ai përmban informacione të detajuara dhe të organizuara në mënyrë logjike, duke përfshirë shembuj praktikë dhe udhëzime hap pas hapi. Në fund të udhëzuesit janë cituar në mënyrë të përmbledhur detyrat e KZAZ dhe një listim i akteve të KQZ që lidhen me veprimtarinë e KZAZ.

Ky material ndihmës përcakton veprimtarinë e KZAZ deri në marrjen në dorëzim të materialeve të votimit nga KQV, ndërsa detyrat e KZAZ lidhur me procesin e numërimit të votave dhe menaxhimin e rezultateve të zgjedhjeve do të trajtohen në udhëzuesin e punës për GNV.

Në udhëzuesin e punës ka informacion mbi përbërjen e KZAZ, kushtet për emërimin, lirimin apo shkarkimin e anëtarit të KZAZ, mbledhjet e saj, vendimmarrja në kushte të zakonshme dhe në kushtet e vakancave të krijuara në KZAZ.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meta: Akuzat për mosdeklarim pasurie, të turpshme
Next Article Salianji: Në Gjykatën e Lartë po manipulohet shorti për të vonuar shqyrtimin e rekursit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?