By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e BE-së mund të ndikojnë në përkrahjen e Evropës ndaj Ukrainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjedhjet e BE-së mund të ndikojnë në përkrahjen e Evropës ndaj Ukrainës
Bota

Zgjedhjet e BE-së mund të ndikojnë në përkrahjen e Evropës ndaj Ukrainës

admin
Last updated: 07/06/2024 17:41
By admin 4 Min Read
Share
european union blue and gold flags flying in the wind in brussels city in belgium.
SHARE

Ndërkohë që lufta në pjesën lindore të Ukrainës po vazhdon, votuesit nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të zgjedhin përfaqësuesit e rinj të Parlamentit Evropian. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, analistët vlerësojnë se këto zgjedhje parlamentare do të ndikojnë në demokracinë e brendshme të Bashkimit Evropian dhe do të përcaktojnë rolin global të këtij blloku, sidomos në Ukrainë.

Pas 15 vitesh si zyrtare në Bruksel, Joanna Kaminska po kandidon në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Specialiste për sigurinë dhe mbrojtjen, ajo është e vetmja politikane në garë në kuadrin e platformës së Partisë së Gjelbër.

“Mendova se ekspertiza ime është tani e dobishme për Parlamentin Evropian. Di se si të negocioj marrëveshje të mira dhe e di se si funksionojnë institucionet.”

Ajo bëri fushatë në rrugët e Varshavës dhe qyteteve të tjera me një grup vullnetarësh për t’i bindur votuesit që këto zgjedhje janë të një rëndësie jetike për të ardhmen e evropianëve.

“Na duhet të punojmë dhe të kemi bashkëpunim rreth integrimit pro-evropian ndërmjet partive që janë liberale – që duan që BE-ja të jetë më e fuqishme, më e integruar dhe të mbrojë vlerat evropiane.”

Politikania me përvojë Viola von Cramon, ish-anëtare e parlamentit gjerman, po bën fushatë për mandatin e saj të dytë në parlamentin evropian.

“Bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë. Kësaj here theksi është tek siguria në Evropë. Kësaj herë, bëhet fjalë për politikën e jashtme. Për luftën, për përkrahjen ndaj Ukrainës.”

Lufta në Ukrainë shpesh është ngritur si temë gjatë bisedave që ajo ka pasur me votuesit gjermanë.

“U duhet shpjeguar bashkëqytetarëve tanë këtu se përse siguria e Ukrainës është e lidhur me sigurinë tonë dhe cilat janë rreziqet.”

Përkrahja për partitë e krahut të djathtë në Evropë po rritet.

Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe të tjerë parashikojnë që partitë populliste të djathta të skajshme do të sigurojnë vota dhe fitojnë terren në të gjithë BE-në, ndërkohë që partitë e gjelbra që i takojnë spektrit qendër-e majtë do t’i humbasin ato.

Deputeti i Parlamentit Evropian Nicola Procaccini nga partia në pushtet konservatore në Itali ‘Vëllezërit e Italisë”, shpreson që të fitojë një prani më të fuqishme.

“Një gjë është e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të kemi një rol më qendror në skenarin evropian se vitet e fundit.”

Këto zgjedhje do të jenë kritike për të ardhmen e BE-së, thotë Madga Jakubowska, nënkryetare e organizatës Fondacioni Res Publica.

“Është një prirje në rritje e qeverive dhe politikanëve populistë në pushtet. Dhe nëse nuk punojmë rreth kësaj çështjeje, nëse nuk e ndërprejmë një prirje të tillë, herët a vonë BE-ja edhe projekti evropian do të përçahet dhe do të dobësohet shumë.”

Në një raport, grupi akuzon aktorët keqdashës, si Rusia, se po ndikojnë në zgjedhje duke shfrytëzuar çështjet përçarëse siç janë imigrimi dhe shpenzimet e buxhetit përmes fushatave dezinformuese. Grupi thotë se këto fushata kanë vënë në shënjestër në veçanti shtetet në pjesën lindore të BE-së, siç janë vendet Baltike dhe Polonia.

“…Ngaqë ato vende janë në kufijtë e Evropës dhe mund të jenë vendimtare për të ardhmen e luftës në Ukrainë.”

Analistët thonë se pas zgjedhjeve, siguria, qëndrueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e demokracisë në Evropë do të jenë çështjet thelbësore për të ardhmen e BE-së dhe thotë se për këto udhëheqësit e ri të BE-së duhet të jenë në gjendje të punojnë me administratën amerikane./VOA/

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pavarësisht sfidave të mjedisit ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar, si edhe pasigurisë së afateve kohore të logjistikës
Next Article Me 74 vota “për” dhe 24 “kundër” kuvendi ka miratuar nevojën për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?