By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet ndezin tensionet në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani, arrestohen mbi 1000 persona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjedhjet ndezin tensionet në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani, arrestohen mbi 1000 persona
Bota

Zgjedhjet ndezin tensionet në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani, arrestohen mbi 1000 persona

admin
Last updated: 27/07/2026 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Islamabad, 27 korrik, Zhurnal.mk – Faza e parë e zgjedhjeve në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani nisi sot, pas disa javësh protestash që kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Autoriteti lokal zgjedhor njoftoi se votuesit po drejtoheshin drejt qendrave të votimit në qarkun Mirpur, ndërsa zonat e tjera pritet të votojnë në fillim të gushtit.

Zgjedhjet në rajonin Azad Jammu dhe Kashmir, i cili kontrollohet nga Pakistani, kanë shkaktuar protesta të mëdha, të udhëhequra nga organizata Komiteti i Përbashkët i Veprimit Popullor (JAAC), e cila kërkon ndryshimin e ligjeve zgjedhore.

JAAC pretendon se më shumë se 40 protestues, kanë humbur jetën dhe të paktën 1000 persona janë arrestuar gjatë përplasjeve me forcat e sigurisë.

Një zëdhënës i policisë tha se gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.

Pakistani dhe India, të dyja vende me armë bërthamore, pretendojnë sovranitetin mbi të gjithë rajonin e Kashmirit dhe kanë zhvilluar tre luftëra për kontrollin e tij.

Përplasja e fundit lidhet me vendet e rezervuara në parlamentin lokal për refugjatët nga Kashmiri indian, që jetojnë në zonat nën administrimin e Pakistanit.

JAAC argumenton se këto vende i japin qeverisë qendrore në Islamabad shumë ndikim, për të ndërhyrë në çështjet lokale.

Qyteti Rawalakot është bërë qendra kryesore e protestave. Shkollat, tregjet dhe bankat janë mbyllur, ndërsa shërbimet e telefonisë celulare dhe internetit janë pezulluar.

Banorët janë gjendur mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, të cilët kanë ngritur pika të ndara kontrolli, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

You Might Also Like

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet

Tri gra mbeten të plagosura pas një sulmi me thikë

Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin

Kina rithekson që nuk ka pasur asnjë shkëmbim midis Wang Yi-së dhe ministrit të Jashtëm japonez në Manila

Vuçiç: Nuk do të largohem nga Serbia nëse SNS-ja i humb zgjedhjet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burnham pret Zelensky në Londër, rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën
Next Article Sulmet amerikane godasin sistemin e ujit në Iran, 120 mijë njerëz mbeten pa furnizim të rregullt
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?