By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Zhduket në ndeshjet e mëdha”, legjenda franceze thotë se Harry Kane nuk e meriton Topin e Artë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Zhduket në ndeshjet e mëdha”, legjenda franceze thotë se Harry Kane nuk e meriton Topin e Artë
Sport

“Zhduket në ndeshjet e mëdha”, legjenda franceze thotë se Harry Kane nuk e meriton Topin e Artë

admin
Last updated: 27/07/2026 15:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-reprezentuesi i Francës, Emmanuel Petit, beson se Harry Kane nuk ka më gjasa ta fitojë Topin e Artë, duke argumentuar se sulmuesi anglez nuk arriti të bëjë diferencën në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Anglia e përfundoi Kupën e Botës 2026 në vendin e tretë, pasi u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, përpara se ta mposhtte Francën me rezultatin spektakolar 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë.

Kane realizoi gjashtë gola gjatë turneut, me golin e tij të fundit që siguroi fitoren ndaj Meksikës në fazën e 1/16-ës.

32-vjeçari kishte zhvilluar një sezon fantastik me Bayernin para Botërorit, duke shënuar 61 gola në të gjitha garat. Në total, për klubin dhe kombëtaren, nga gushti i vitit 2025 deri në korrik 2026, ai realizoi 73 gola në 65 ndeshje.

Megjithatë, Petit mendon se kjo nuk mjafton për ta fituar çmimin individual më prestigjioz.

“Shanset e Harry Kane për Topin e Artë kanë marrë fund”.

“Nëse e vlerëson vetëm mbi atë që bëri në Bundesligë, atëherë nuk ka asnjë problem”.

“Por në Ligën e Kampionëve dhe me kombëtaren, kur ndeshjet u bënë vërtet të vështira, mendoj se ai u zhduk”.

“Nuk dua ta fajësoj, sepse dha gjithçka dhe shënoi shumë gola, por nuk pati ndikim në ndeshjet e mëdha, njësoj si në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye, mendoj se ka disa emra përpara tij”, deklaroi Petit për Mr Gamble, cituar nga TNT Sports.

Statistikat e gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Argjentinës mbështesin pjesërisht kritikat e francezit. Kane pati vetëm një goditje jashtë portës, nuk preku asnjëherë topin brenda zonës së kundërshtarit dhe e mbylli ndeshjen me vetëm 26 prekje të topit.

Edhe pse në Ligën e Kampionëve shënoi 14 gola me Bayernin, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve pas Kylian Mbappe me 15 gola, Petit beson se paraqitjet në sfidat vendimtare e kanë nxjerrë jashtë garës për Topin e Artë.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blue Ivy tërheq vëmendjen me ngjashmërinë me Beyoncé gjatë një daljeje familjare
Next Article Ngritët aktakuzë ndaj personit që sulmoi me kallash autobusin në Pagarushë të Malishevës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?