By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ziadin Sela uron Justina Shiroka-Pulën: Me vendimin e sotëm fitoi Kosova
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ziadin Sela uron Justina Shiroka-Pulën: Me vendimin e sotëm fitoi Kosova
Maqedoni

Ziadin Sela uron Justina Shiroka-Pulën: Me vendimin e sotëm fitoi Kosova

admin
Last updated: 07/10/2026 11:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në urimin e tij, Sela e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për tejkalimin e krizës institucionale dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

“Me vendimin e sotëm shpëtoi dhe fitoi Kosova!”, ka shkruar Sela, duke theksuar se zgjedhja e Presidentes, sipas tij, e largon vendin nga rreziku i një krize institucionale me pasoja të rrezikshme, polarizimi shoqëror dhe skenarëve të paparashikueshëm.

Sela ka vlerësuar gjithashtu se nga ky zhvillim përfitojnë edhe krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, sipas tij, përveç mbështetjes ligjore, tashmë do të kenë edhe vëmendjen e institucioneve në betejën e tyre ligjore dhe diplomatike.

“Fitoi populli i Kosovës që më së shumti meriton qetësi, stabilitet, siguri dhe prosperitet!”, ka deklaruar Sela.

Në fund, ai ka përgëzuar klasën politike për atë që e ka cilësuar si “pjekuri në momentet e fundit dhe shumë të rëndësishme”, ndërsa Presidentes së re i ka uruar sukses në detyrën e saj.

“Urime zonjës Justina Shiroka-Pula detyrën e Presidentes dhe përgjegjësinë që besojmë se do ta kryejë me sukses”, ka përfunduar Sela.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama pret ambasadoren Walt, në fokus mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri
Next Article Arrestohet 69-vjeçari në Gostivar, policia i gjeti pushkë dhe 110 fishekë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?