By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarri në Nikushtak ende jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zjarri në Nikushtak ende jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri
Maqedoni

Zjarri në Nikushtak ende jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri

admin
Last updated: 21/08/2026 16:58
By admin 2 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Vazhdon të jetë aktiv zjarri në afërsi të fshatit Nikushtak të Komunës së Likovës, ndërsa ekipet në terren po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e tij.

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, aktualisht ndodhet në terren, në fshatin Nikushtak, ku po koordinon nga afër masat dhe aktivitetet për përballimin e situatës.

Në terren po intervenojnë ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit të Kumanovës me tri automjete kundër zjarrit, ekipet e Pyjeve Nacionale, komandanti i Stacionit Policor në Mateç, pjesëtarë të policisë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe banorë të fshatrave përreth.

Të gjitha ekipet po punojnë në mënyrë të koordinuar për vënien e situatës nën kontroll, si dhe për mbrojtjen e banorëve dhe pronave të tyre.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, në varësi të kushteve meteorologjike, gjatë ditës mund të realizohet edhe ndërhyrje nga ajri, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit.

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, ka deklaruar se aktivitetet në terren po koordinohen drejtpërdrejt, ndërsa ekipet vazhdojnë me angazhim maksimal për parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, në raportin e mëngjesit për situatën me zjarret në vend, tha se zjarri në territorin e fshatit Nikushtak është jashtë kontrollit.

Sipas Angelovit, gjatë ditës së djeshme në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar edhe avionët „Air Tractor“, të cilët kanë hedhur gjithsej 81 tonë ujë.

Komuna e Likovës ka falënderuar të gjitha ekipet dhe qytetarët që po kontribuojnë në përballimin e situatës.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Next Article Porti i Shenzhen-it zgjeron “rrjetin e miqve”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?