By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ZNAM prezanton raportin për dy vitet e punës: „Dy vite punë. Dy vite rezultate. Një dashuri – Maqedonia“
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ZNAM prezanton raportin për dy vitet e punës: „Dy vite punë. Dy vite rezultate. Një dashuri – Maqedonia“
Maqedoni

ZNAM prezanton raportin për dy vitet e punës: „Dy vite punë. Dy vite rezultate. Një dashuri – Maqedonia“

admin
Last updated: 19/09/2026 16:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shtator argument.mk/ – Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë sot prezantoi publikimin me raportin për punën e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar nga radhët e Lëvizjes gjatë dy viteve të fundit, nën moton „Dy vite punë. Dy vite rezultate. Një dashuri – Maqedonia“.

Duke iu drejtuar qytetarëve, kryetari i Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë Tonë, Maksim Dimitrievski, theksoi se raporti nuk është vetëm një pasqyrë e periudhës së kaluar, por edhe një detyrim që rezultatet e ushtrimit të funksioneve publike të jenë të qasshme, të verifikueshme dhe të hapura ndaj kritikës.

„Nuk u futëm në politikë sepse besonim se pushteti është një rrugë e lehtë drejt fuqisë. Përkundrazi, besonim se funksioni publik, nëse e merr seriozisht, është një nga format më të vështira të përgjegjësisë personale dhe morale“, tha Dimitrievski.

Ai theksoi se me marrjen e përgjegjësisë në Qeveri përfundoi periudha kur mjaftonte vetëm të tregohej me gisht problemet dhe se çdo premtim i dhënë para qytetarëve duhet të shndërrohet në rezultat konkret.

„Nuk po them se kemi përfunduar. Këtë raport nuk e ndajmë si pikë në fund, por si pasqyrë të një periudhe pas së cilës duhet të vijojë edhe më shumë përgjegjësi“, tha kryetari i ZNAM-it.

Dimitrievski theksoi se raporti nuk duhet të mbetet i mbyllur në arkivat e partisë.

„Le ta lexojnë. Le ta kritikojnë. Le t’i krahasojnë rezultatet. Le të na thonë edhe se ku mund të kishim bërë më mirë“, porositi ai, duke theksuar përcaktimin që raporti të jetë i hapur para qytetarëve.

Duke folur për vizionin politik të Lëvizjes, Dimitrievski tha se ZNAM angazhohet për një Maqedoni evropiane dhe të reformuar, por edhe për një shtet që ruan dhe afirmon identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e vet.

Dimitrievski paralajmëroi se periudha e ardhshme do të jetë një periudhë e vazhdimit dhe thellimit të ndryshimeve të nisura, me përcaktim të qartë që Maqedonia të jetë shtet më i fuqishëm, më i rregulluar, më modern dhe më i aftë.

„Ta ruajmë Maqedoninë, jo vetëm si kujtim nga e kaluara, por si shpresë për të ardhmen. Të lëmë pas një shtet në të cilin fëmijët tanë do të thonë: ‘Këtu dua të jetoj. Këtu dua të krijoj. Kjo është Maqedonia ime’“, tha Dimitrievski në fund të fjalimit të tij.

Nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë thonë se mbeten të përkushtuar ndaj një politike që kuptimin e saj e gjen te interesi shtetëror, me synimin për krijimin e një Maqedonie që do të jetë shtet stabil, me vetëbesim dhe dinjitet.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit
Next Article Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?