By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 104-vjetori i krijimit të Armës së Xhenios, Kingji: Artiljerët në ballë të sfidave të Forcave të Armatosura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 104-vjetori i krijimit të Armës së Xhenios, Kingji: Artiljerët në ballë të sfidave të Forcave të Armatosura
Shqipëri

104-vjetori i krijimit të Armës së Xhenios, Kingji: Artiljerët në ballë të sfidave të Forcave të Armatosura

admin
Last updated: 20/01/2025 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Plot 104 vite më parë do të formohej në Shqipëri për herë të parë Arma e Xhenios një nga formacionet ushtarake kyçe në ushtrinë shqiptare të krijuar pas shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 104-vjetorin e krijimit të Armës së Xhenios, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i xhenierëve në mbështetje të Forcave të Armatosura dhe komunitetit.

Xhenierët kanë luajtur një rol thelbësor në përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore, operacionet EOD dhe misionet ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji në mesazhin drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe punonjësve civilë artiljerë të Forcave të Armatosura, tha se “në këtë përvjetor shpreh mirënjohjen dhe respektin ndaj të gjithë artiljereve që kanë shërbyer dhe shërbejnë në radhët e Forcave të Armatosura. Artiljerët kanë treguar kurdoherë se dinë t’i ruajnë e zhvillojnë traditat e Armës duke qenë gjithmonë në ballë të sfidave dhe kërkesave të Forcave të Armatosura”.

“Në këtë kontekst, jemi në fazat finale të disa projekteve ambicioze për modernizimin e armëve, sistemeve, pajisjeve të Forcave të Armatosura, në veçanti në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes me zjarr direkt dhe indirekt të forcave të manovrës dhe infrastrukturës kritike ushtarake e civile”, tha Kingji.

Kingji vuri në dukje se “pjesë e këtyre projekteve është edhe kompletimi i Batalionit të Artilerisë në Regjimentin e Mbështetjes me Luftim të Forcës Tokësore, me sisteme armatimi të kalibrave 105 mm dhe 155 mm, sisteme dixhitale të drejtimit të zjarrit, municione, teknikë e pajisje bashkëkohore, sipas standardeve më të avancuara të NATO-s”.

“Shpreh bindjen se efektivat e batalionit të Artilerisë në Forcën Tokësore dhe të gjithë artiljerët në Forcat e Armatosura, si trashëgues të traditave dhe përvojës së brezave të artiljerëve, do të vijojnë të punojnë me përkushtim për të zhvilluar dhe çuar më tej traditën e armës së Artilerisë”, tha Kingji.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sesioni i ri parlamentar, Begaj: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu
Next Article “Paketa e Maleve”, Balla thirrje shqiptarëve në Saluzzo: Investoni në vendlindje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?