By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 24 vjet burgim për Valon Aliun për vrasjen e ish-bashkëshortes në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > 24 vjet burgim për Valon Aliun për vrasjen e ish-bashkëshortes në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
Kosovë

24 vjet burgim për Valon Aliun për vrasjen e ish-bashkëshortes në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

admin
Last updated: 03/04/2026 12:35
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 Prill, argument.mk/ – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Valon Aliu për shkak të veprave penale “vrasja e rëndë”.

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva – Daci – kryetare e trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin Valon Aliu e shpalli fajtor për “vrasje të rëndë” me dënim burgimi 22 vjet, për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” 1 vit si dhe për veprën penale “kanosje” i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy viteve.

“Të pandehurit për tri vepra penale i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër vjet në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt bëhet e ditur se më 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C., me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht ditën kritike, rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për t`ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas 40 minutave kthehet pa fëmijë në QPS, ku fillimisht bisedon me zyrtaren Q.Z., pastaj del jashtë ku në një lokal pret dhe rreth orës 14:40 minuta vërejnë të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C.

“… para tyre hynë në zyrën e QPS-së dhe posa aty mbërrin e ndjera së bashku me vëllain e saj, pas një fjalosje të shkurtër, nxjerrë nga brezi armën e tipit ‘ZORAKI M 2906-T’ të ndjerën E. Fillimisht me një të shtënë e godet në kraharorë, pastaj me dashje ta privon nga jeta shtënë edhe në të dëmtuarin D.C., të cilin e godet në krahun e djathtë pasi i dëmtuari duke mbledhur krahët instinktivisht është tkurr, pastaj derisa e ndjera E. Fillon të largohet në drejtim të dritareve e godet edhe njëherë në gjoks dhe në fund e godet në anën e majtë të kokës 3cm mbi laprën e veshit, për pasojë e ndjera ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.

Në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi Pistoletën e tipit “ZORAKI M 2906-T” , cal. 9mm PAK me një karikator të zbrazur e cila më 12 prill 2024, iu është konfiskuar nga policia.

Tutje, ai më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së qendrës për punë sociale në Ferizaj, pasi vret të ndjerën E.C., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, seriozisht me përdorimin e armës e kanos të dëmtuarën Q.Z., duke ia vendos armën në ballë dhe i drejtohet me fjalët “shuaj se të gjuj edhe ty”.

“Konform nenin 366 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Konform nenit 366 paragrafi 3 të KPRK-së, konfiskohet në mënyrë të përhershme arma siç përshkruhet në aktakuzë.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Serbia e vazhdon ndalimin e eksportit të derivateve të naftës
Next Article Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?