Shkup, 25 shtator, argument.mk/ – Më 24 shtator, rreth orës 22:20, në rrugën „Gostivarska“ në Prilep, punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Prilep kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga Prilepi.
Sipas MPB-së, U.K. e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime.
Nga policia informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

