By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 3 javë asnjë gjurmë nga ish zv.kryeministri Artan Grubi, i cili tha se shkoi për vizitë private, por nuk u kthye më në Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 3 javë asnjë gjurmë nga ish zv.kryeministri Artan Grubi, i cili tha se shkoi për vizitë private, por nuk u kthye më në Maqedoni
MaqedoniTOP LAJM

3 javë asnjë gjurmë nga ish zv.kryeministri Artan Grubi, i cili tha se shkoi për vizitë private, por nuk u kthye më në Maqedoni

admin
Last updated: 07/01/2025 10:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 janar – Kanë kaluar 23 ditë që kur ish zv.kryeministri Artan Grubi, udhëtoi për vizitë private në Kosovë. Sapo të kryente obligimet, do të kthehej në shtëpi pranë familjes. Por deri më sot, si duket vizita dhe obligimet ende nuk i kanë përfunduar. Përpos Grubit, në Maqedoni nuk ndodhet as Përparim Bajrami, ish drejtor i Lotarisë Shtetërore. Për të dy, Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarreste ndërkombëtare, pasi Gjykata Penale caktoi paraburgim 30 ditor.

Alsat kontaktoi me avokatin e Artan Grubit, Vlladimir Donevski. Nuk deshi të zbulojë detaje të reja për atë se ku ndodhet klienti i tij dhe nëse do të kthehet në Maqedoni. Tha se nuk dëshiron të zbulojë asgjë tjetër përpos asaj që e ka theksuar në komunikatën zyrtare për media, e ku thuhet se nuk ka asnjë bazë për vepër të kryer penale për të cilën akuzohet Grubi.

Alsat kontaktoi edhe me avokatin e Përparim Bajramit, Antonio Apostolloski. Na tha se nuk e di se ku ndodhet klienti i tij dhe nuk dëshiron të ndajë informacione të reja me qëllim që të mos dëmtohet procesi gjyqësor. Apostolloski rreth tre javë më parë, pati thënë se Bajrami nuk është arratisur por tanimë disa muaj nuk gjendet në Maqedoni.

Për vendndodhjen e Grubit, kohëve të fundit pati përplasje të shumta politike. Patitë shqiptare në pushtet këmbëngulnin se Grubi ndodhej në Shqipëri, ndërsa MPB nuk ka dhënë ende informacion zyrtar për vendndodhjen. Ndërkohë lideri i BDI-së Ahmeti, kohë më parë tha se Grubi ndodhet diku në hapësirat shqiptare dhe është mirë. Tha se do të kthehej në Maqedoni por jo para një drejtësie selektive dhe hakmarrëse.
Bajrami si i parë dhe Grubi si i dytë, janë të dyshuar se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 8.2 milion euro. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të kodit penal, e cila parashikon dënim me të paktën katër vjet burg. Përpos tyre, të dyshuar janë edhe katër persona të tjerë, të cilëve u është marrë pasaporta e për ta parashihet së paku 5 vjet burg./Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i ndryshueshëm me vranësira, me mjegull nëpër lugina
Next Article Tërmet prej tre ballëve është ndjerë sot në mëngjes në pjesët juglindore të vendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?