By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 35 milionë euro për 22 kilometrat e para të rrugës Prizren – Tetovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 35 milionë euro për 22 kilometrat e para të rrugës Prizren – Tetovë
Maqedoni

35 milionë euro për 22 kilometrat e para të rrugës Prizren – Tetovë

admin
Last updated: 29/01/2025 22:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prizren, 29 janar – Punimet në rrugën Prizren-Tetovë u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn, Aliu dhe ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski. Po punohet në të gjithë trasenë e rrugës, ndërsa po presim përfundimin e projektit final të tunelit për ta nisur punën edhe në finalizimin e rrugës Prizren Tetovë, thanë Aliu e Nikoloski gjatë vizitës së punimeve në këtë segment rrugor.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe homologu i tij maqedonas Aleksandër Nikoloski, inspektuan punimet në rrugën Prizren Tetovë, në lotin 3 përgjatë trasesë së hapur.

Ministri Aliu tha se ky projekt do t`u shërbejë të gjithë qytetarëve, në trekëndëshin Kosovë- Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

“Ky projekt e ka koston 35 milionë euro në 22 kilometra, të cilat do të krijojnë lidhje direkte të autostradës me tunelin, po ashtu përmes rrugëve ekzistuese, nga fshati Manastiricë, do të kemi lidhje edhe me rrugën që lidh Prevallën. Përveç qytetarëve lokal, gjithashtu edhe qytetarët nga republika e Shqipërisë do të kenë mundësi që përveç të vizitojnë Parkun Nacional Sharr si nga ana e republikës së Kosovës ashtu edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut”, tha Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës

“Jemi duke e dizajnuar projektin dhe dizajni do të na jep përgjigjen e saktë se sa do të jetë kostoja e projektit. Është e vërtetë që ne kemi marrëdhënia shumë të mira me qeverisjen aktuale dhe shpresoj që këto raporte të vazhdojnë edhe me qeverinë e ardhshme”, tha Aleksandar Nikoloski, ministri i infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut

Sipas zëvendësministrit Hysen Durmishi, 5 kilometërshi i fundit do të presë projektin final të tunelit për t`u përfunduar.

Rruga Prizren -Tetovë nisi në gushtin e viti 2024 dhe është duke u punuar në trase, në tri lote.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-lideri i rebelëve sirianë emërohet president i përkohshëm i Sirisë
Next Article Bundestagu gjerman voton politika më të ashpra për emigrantët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?