By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 7 marsi/ Ahmeti: Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 7 marsi/ Ahmeti: Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik
Maqedoni

7 marsi/ Ahmeti: Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik

admin
Last updated: 07/03/2024 12:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Bahskimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar një urim të përzemërt të gjithë mësuesve dhe mësueseve me rastin e festës kombëtare të 7 marsit.

Ahmeti në urimin e tij ka thënë se duhet të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes.

Sipas tij, në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit.

Urimi i plotë:

Një urim nga zemra po ju dërgoj sot të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona me rastin e festës kombëtare të 7 marsit. Le të kujtojmë për çdo ditë të gjithë ata misionarë të arsimit në gjuhën tonë amtare që mbajtën të pashuar flakadanin e dijes dhe me këtë ruajtën indin tonë kombëtar nga kthetrat e asimilimit. Në kauzën tonë mbarëkombëtare roli i pishtarëve të arsimit ka qenë dhe mbetet jetik për përjetësinë e kombit dhe mbjelljen e atdhedashurisë tek brezat e rinj që nuk duhet të harrojnë të kaluarën e lavdishme dhe me dije duhet të vazhdojnë të prijnë kauzat e reja kombëtare.Duke kujtuar 137 vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë në Korçë, le të reflektojmë sot mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit, mbi peshën e tre universiteteve tona kombëtare që sot janë fole të padiskutueshme të përparimit! Gëzuar 7 marsin! E përjetshme qoftë gjuha jonë e bukur!

Një urim nga zemra po ju dërgoj sot të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona me rastin e festës kombëtare të 7 marsit.Le…

Posted by Ali Ahmeti on Thursday, March 7, 2024

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bie avioni i policisë, raportohen viktima
Next Article Mbrojtja në “Besa trans” do të ankohet për aktgjykimin dënues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?