By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > 70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë
Teknologji

70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë

admin
Last updated: 20/11/2024 23:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sipas një studimi të fundit, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga 1 deri në 5 e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë. Pavarësisht studimeve e thirrjeve të shumta që rrjetet sociale të përdoren në masë të kontrolluar, duket se do të mbetet sfidë e madhe që kjo të realizohet.

Studentë të drejtimeve të ndryshme lexojnë e studiojnë literaturën e lëndëve mjekësore nga provimet që i presin. Në mesin e tyre është edhe studentja Gresa Gojani.

Përveç literaturës nga profesioni i mjekësisë të cilën e ka zgjedhur, Gresa lexon edhe lloje të tjera librash e materialesh që zgjojnë interesin e saj.

“Më pëlqejnë krejt zhanret e shkrimeve duke filluar prej librave ma shume deskriptive, përshkruese për një gjendje aktuale të shoqëri, munden me kon libra romantik format fiktive ose fantazi siç janë Herry Poter e kështu me radhë”, tha Gojani.

Megjithatë, sikurse Gresa nuk është një pjesë e madhe të rinjve. Të paktën nga ajo që thotë një studim i fundit i fondacionit Freiderich Ebert. Sipas këtij studimi, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga një deri në pesë e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë.

Rrjetet sociale tek të rinjtë tashmë janë të pranishme në secilin hap të jetës së tyre. Madje nga përqendrimi i madh në to, vështirë se diçka tjetër mund t’ua marrë vëmendjen.

Sidoqoftë, të rinjtë tregojnë se cilat nga rrjetet sociale janë më atraktive dhe për çka i përdorin ato.

Megjithatë, ata që merren me rritjen e kulturës së të lexuarin në Kosovë, siç është Organizata ETEA, flasin lidhur me përfitimet që mund t’i kenë të rinjtë nga të lexuarit.

“Natyrisht se leximi ka shumë dobi kryesorja na bënë me njoft vetën tonë, me reflektu mbi vetën tonë, mbi jetën si të tillë mbi botën mbi njerëzit për rreth dhe na përgatit më mirë për përditshmërin për jetën”, tha Agon Ahmeti, ETEA.

Pavarësisht nga ajo nëse na pëlqen leximi, ajo çfarë thuhet në studime, përdorimi i rrjeteve sociale do të jetë i pandashëm në jetën e gjithsecilit./RTK

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siria thotë se të paktën 36 janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmin ajror izraelit në Palmyra
Next Article Tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në alpet shqiptare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?