By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 8.9 miliardë lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fokus rritja e pagave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 8.9 miliardë lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fokus rritja e pagave
Shqipëri

8.9 miliardë lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në fokus rritja e pagave

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 11:23
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë më shumë krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit, duke shënuar rritjen më të madhe për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rritja e financimit synon të përmirësojë drejtpërdrejt kujdesin ndaj qytetarëve, cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen sociale për familjet.

Në fokus të kësaj rritjeje, thekson MSHMS është vijimi i politikës së rritjes së pagave në sistemin shëndetësor, e cila nisi të zbatohet në janar të vitit 2026. Gjithashtu, parashikohet vazhdimi i rritjes së pagave për personelin e shërbimit të urgjencës në të gjithë vendin.

Buxheti shtesë do të mbështesë edhe dyfishimin e pagesës së aftësisë së kufizuar për fëmijët, masë që prek drejtpërdrejt 10 240 fëmijë me aftësi të kufizuar.

Një tjetër komponent i rëndësishëm, sipas MSHMS-së është njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar, duke forcuar mbështetjen sociale për këtë kategori.

Financimi do të shërbejë edhe për rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me synim standardizimin dhe modernizimin e shërbimeve spitalore dhe të kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.

You Might Also Like

Vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Veliajt është joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë

Pirdeni: Ligji i ri sjell sistem të ri rekrutimi dhe kontrolli të performancës në administratë

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Braho: Finalizojmë strategjinë kundër krimit të organizuar, objektiv ulja me 70% e çështjeve të prapambetura

Kryeministri dhe presidenti shqiptar, paga rekord në Ballkan – 5 herë mbi mesataren e vendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lewis Hamilton flet për herë të parë për marrëdhënien e tij me Kim Kardashian: Ajo është përgjegjëse që më bën më të lumtur
Next Article Braho: Finalizojmë strategjinë kundër krimit të organizuar, objektiv ulja me 70% e çështjeve të prapambetura
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mucunski: Marrëdhëniet diplomatike duhet të shndërrohen në mundësi ekonomike
Maqedoni
Autobusi bie në humnerë, të paktën 40 të vdekur
Bota
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
Kosovë
​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?