By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë
Shqipëri

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

admin
Last updated: 16/11/2026 15:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestat e zhvilluara në vend gjatë muajve të fundit si shenjë të një shoqërie të re që ka rritur pritshmëritë dhe kërkon më shumë nga qeverisja.

Gjatë pjesëmarrjes në panelin me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, Rama u shpreh se qytetarët kanë të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe të shtrojnë pyetje mbi përfitimet që sjell transformimi ekonomik i vendit për ta.

“Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit është publikuar, ka qenë publike gjerësisht. Madje pati dhe një emër, “Revolucioni i Flamingove”, dhe tërhoqi të gjithë vëmendjen e botës sepse ndodh që pas kësaj është edhe hija e Donald Trumpit. Sepse nuk jam shumë i sigurt që në qoftë se nuk do të ishte Donald Trumpi, do të donte t’ia dinte kush për flamingot në Shqipëri”, u shpreh Rama.

“Megjithatë, mënyra siç e shoh këtë është shumë më ndryshe. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Dhe në fakt është ajo çfarë Tocqueville-i e quajti “revolucioni i pritshmërive më të larta”. Njerëzit kërkojnë më shumë. Njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe për të ngritur edhe pikëpyetje se ku janë njerëzit në këtë transformim, çfarë ka për ta ky transformim. Dhe në fakt kur flasim për një ekonomi në rritje, kur flasim për investime e kështu me radhë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një faktor të rëndësishëm për rritjen ekonomike, investimet dhe zhvillimin e vendit.

Të pranishëm në panel ishin dhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, komisioneri evropian Valdis Dombrovskis si dhe eurodeputeti Thijs Reuten.

You Might Also Like

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Duke të SHBA-së për politikat dhe reformat klimatike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë
Next Article Kulbergs arrin marrëveshje për formimin e një qeverie të re koalicioni
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?