By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë
Shqipëri

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

admin
Last updated: 16/11/2026 15:32
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 16 nëntor, argument.mk/ – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”, Belinda Balluku, 25 personave të tjerë si dhe dy subjekteve juridike.

SPAK akuzon Ballukun për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë në bashkëpunim (nëntë raste), korrupsion pasiv dhe mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë (dy raste). Gjithashtu, ajo akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Ndërkohë Viola Haxhiademi, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Evis Berberi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë në bashkëpunim, në nëntë raste. Ergys Verdho, ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së, akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Gentian Gjyli, ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në dy raste dhe shpërdorim detyre, në bashkëpunim.

Erald Elezi, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në tre raste. Genti Raça, ish-Përgjegjës i Sektorit të Preventivit në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në katër raste dhe shpërdorim detyre. Miranda Shkurti, ish-Përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në tetë raste.

Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, ish-Specialiste të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzohen për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë. Jonida Çeçe, ish-Specialiste në Sektorin e Prokurimeve pranë ARRSH-së, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në tre raste. Klarita Konomi, ish-Përgjegjëse e Sektorit të Hartimit të Projekteve të Brendshme në ARRSH, dhe Arbër Troka, ish-Specialist në ARRSH, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, përkatësisht në një dhe dy raste.

Adja Strazimiri, ish-Specialiste në Sektorin e Hartimit të Projekteve të Huaja në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Anila Sulollari, ish-Specialiste në ARRSH, akuzohet për shpërdorim detyre. Adrian Kroi, ish-Specialist në Sektorin e Hartimit të Projekteve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në tre raste dhe shpërdorim detyre.

Gëzim Noni dhe Nikollaq Mihali, ish-Specialistë në Sektorin e Hartimit të Projekteve në ARRSH, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera në tre raste secili. Eduart Agalliu, ish-Specialist në Sektorin e Prokurimeve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Arlinda Gordani, ish-Specialiste në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në katër raste, ndërsa Denis Xhoxhi dhe Dhurata Lazaj, ish-Specialistë në ARRSH, akuzohen për të njëjtën vepër në tre raste secili.

Joana Bushi, Igli Tare dhe Pandeli Carapuli, akuzohen për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale. Arbër Abazi akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe falsifikim vulash, stampash ose formularësh. Ndërsa shoqëria Alko Impex General Construction akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe shoqëria Eurocol sh.p.k. për pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas SPAK, nga hetimet kanë rezultuar fakte penale në ngarkim të Belinda Ballukut, gjatë ushtrimit të detyrave si Zëvendëskryeministre, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Albcontrol, si dhe ndaj personave të tjerë përgjegjës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Hetimi përfshin 10 procedura prokurimi publik, kryesisht për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës, projekteve rrugore në zonën e Sheshit Shqiponja, rrugës Porto Romano–Durrës, si dhe rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin në 1.83 milionë euro, që përfshin një vilë dykatëshe në kompleksin turistik “Green Coast”, në Palasë, me vlerë 1.11 milionë euro dhe vilën F6 në Dhërmi, me vlerë tregu 720 mijë euro. Ndërkohë, SPAK vijon hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë nr. 136/1 të vitit 2026, për identifikimin e fakteve të tjera penale.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Duke të SHBA-së për politikat dhe reformat klimatike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë
Next Article Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?